.

.

BallinaPertejZgjedhjetVendoret 2023/ Procesi zgjedhor në 61 bashki

Vendoret 2023/ Procesi zgjedhor në 61 bashki

Sot shqiptarët janë thirrur për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive. Procesi zgjedhor, i cili ka nisur që në orën 07:00, është karakterizuar nga disa problematika dhe një pjesëmarrje më e ulët se ajo e zgjedhjeve të vitit 2021.

Mosfunksionimi i pajisjes së identifikimit elektronik

Që në momentet e para të fillimit të procesit të votimit, në një pjesë të qendrave të votimit u raportua se pajisja e identifikimit elektronik nuk punonte. Edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk mundi të votojë në qendrën e votimit në shkollën ‘Dëshmorët e Lirisë’.

Që në nisje të procesit të votimit u raportua për probleme me pajisjen e identifikimit pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Problematika u hasën në Tiranë, Korçë, Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Kamzë, Shijak, Kavajë, Shkodër, Himarë, Dibër, Pogradec, Lezhë. Për të zbllokuar procesin kryekomisioneri Celibashi urdhëroi që në qendrat e votimit ku nuk punon pajisja elektronike, të vijojë procesi me identifikimin manual.

Prezenca e personave të paautorizuar në qendrat e votimit

Një tjetër problematikë që po e shoqëron këtë proces zgjedhor është dhe pjesëmarrja e personave të paautorizuar në qendrat e votimit.  Qoftë nga raportimet në media, por dhe nga vëzhgimi i bërë nga Qëndresa Qytetare është vënë re: “Prezenca e numrit të lartë të personave të paautorizuar, jo nga KQZ të cilët shoqërojnë, orientojnë dhe komunikojnë me votues” . Kryekomisioneri Celibashi e konsideroi si intimidim dhe presioni ndaj votuesve prezencën e personave të paautorizuar.

Incidente të raportuara në polici

Procesi zgjedhor është shënjuar gjithashtu nga disa incidente të raportuar në polici. Kandidati i PS-së, Erion Isai është goditur gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD-së, pranë fshatit Qinam të Kolonjës. Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait, por është njoftuar policia, e cila ka shoqëruar agresorin.

Fushë-Krujë

Policia raporton për incidente në Fushë-Krujë dhe Durrës. Sipas komunikimit zyrtar nga Policia e Shtetit, në Fushë-Krujë një person ka goditur me grusht anëtarin e komisionit të votimit, për radhën e votimit.

Në Durrës janë shënuar dy incidente, që kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë. Referuar të dhënave nga autoritetet një incident është shënuar në korridorin e qendrës së votimit 1430-2 në qytetin bregdetar, ku një qytetar është dhunuar fizikisht nga 3 persona.

Kuçovë

Policia raporton se është proceduar penalisht kandidati I PD-së në Kuçovë, Lefter Maliqi. Sipas policisë së Kuçovës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Sh. Sh., se shtetasit L. M. dhe M. H. e kishin fyer me fjalë, i kanë shoqëruar në Komisariat, këta dy shtetas, si dhe kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, në lidhje me këtë rast.paautorizuar që pengonin zhvillimin normal të procesit të votimit.

Pjesëmarrja në zgjedhje më e ulët e ajo e 2021

Për zgjedhjet lokale 2023 janë regjistuar gjithsej 3,650,550, ndërsa 122,545 janë votues për herë të parë. Nga të dhënat e publikuara nga ana e KQZ, pjesëmarrja në votime për është më e ulët se ajo e zgjedhjeve të 2021.

Ndarja e bashkive sipas numrit të zgjedhësve

Sipas të dhënave, 9 prej bashkive kanë më shumë se 100 mijë votues. 7 bashki kanë 100-50 mijë votues, 41 bashki kanë nga 50-10 ijë votues, ndërsa 4 bashki më pak se 10 mijë votues.

Ambasadorët e huaj, thirrje për pjesëmarrje në votime

Krahas politikëbërësve shqiptar edhe përfaqësuesit e ambasadave të huaja  gjithashtu janë duke vëzhguar dhe monitoruar procesin e votimit. Ata kanw apeluar për pjesëmarrje në votime.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann nga qyteti i Elbasanit, ku zhvillohet votimi dhe numërimi elektronik, u shpreh se: “Dëshira dhe urimi im për ditën e sotme Esther që shumë njerëz të dalin dhe të hedhin votën e tyre”.  Gjithashtu ambasadorja amerikane, Yuri Kim u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Gjithashtu Kim u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre me votë.

Liderët më të rëndësishëm politik në Shqipëri, që nga presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama,  kandidatët për keybashkiakë në të gjitha bashkitë i janë drejtuar sot qendrave të votimi duke bërë thirrje për të marrë pjesë në process.

Pesha e votës: Sa vota duhen për një mandat këshilltari

Krahas zgjedhjes se 61 kryebashkiavëe në këto zgjedhje votohet dhe për mandatet e këshilltarëve të Këshillave Bashkiakë. Krahas zgjedhjes se 61 kryebashkiakëve në këto zgjedhje votohet dhe për mandatet e këshilltarëve të Këshillave Bashkiakë. Faktoje ka përllogaritur se sa vota duhet për një mandat për këshilltar në Këshillin Bashkiak, ku në Tiranë duhen 11,455 vota.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img