Pretendimi: Valëvitja e flamurit amerikan provon se zbarkimi i njerëzve në Hënë në 1969 është inskenuar

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————

Konspiracionistët në rrjet po pretendojnë se zbarkimi i njerëzve në Hënë është inskenuar nga NASA sepse në fotot nga sipërfaqja e Hënës duket sikur flamuri amerikan i ngulur nga astronautët po valëvin në erë, ndërkohë që Hëna nuk ka atmosferë, e, si rrjedhim, as erë.

Në të vërtetë, foto e mësipërme tregon astronautin Buzz Aldrin me flamurin amerikan në sipërfaqen e Hënës në Korrik 1969. Flamuri në foto nuk po valëvitet nga era.

Shtiza ku ai është vendosur është projektuar duke marrë parasysh pikërisht mungesën e atmosferës, e si rrjedhim erës, në sipërfaqen e Hënës.

Sipas studiueses së flamurëve (veksikologes) Anne M. Platoff, “si çdo aktivitet në eksplorimin e hapësirës, ​​ngritja e flamurit të Apollo gjithashtu u dha inxhinierëve të NASA-s një sfidë teknike interesante. Ata projektuan një shtizë flamuri me një shirit horizontal që lejon flamurin të “fluturojë” pa benefitin e erës për të kapërcyer efektet e mungesës së atmosferës së hënës. Faktorë të tjerë të konsideruar në dizajn ishin pesha, rezistenca ndaj nxehtësisë dhe lehtësia e montimit nga astronautët, veshjet hapësinore të të cilëve kufizonin gamën e tyre të lëvizjes dhe aftësinë për të kapur sendet.”

Mekanizmi i përdorur për të krijuar iluzionin e valëvitjes së flamurit në Hënë

Detyra e krijimit të një flamuri që mund të “valëvitej” në mjedisin hënor pa ajër i ra Jack Kinzler, shefit të shërbimeve teknike në Qendrën e Anijeve Hapësinore të NASA.

Kinzler dhe ekipi i tij shpikën një zgjidhje për ta bërë flamurin të qëndronte i hapur në sipërfaqen e Hënës. Ata krijuan një shtyllë flamuri teleskopik me një shirit horizontal në fundin e sipërm.

Flamuri u ngjit në këtë shirit horizontal dhe u qep përgjatë skajit të sipërm për të krijuar një mëngë. Ky dizajn lejoi që flamuri të zgjerohej nga jashtë, duke dhënë përshtypjen e një flamuri që fluturonte në një fllad, pavarësisht mungesës së atmosferës në Hënë.

Vetë shtiza e flamurit ishte bërë nga një tub alumini i anodizuar, i zgjedhur për vetitë e tij të lehta dhe fortësinë në temperatura ekstreme. Ekipi gjithashtu duhet të merrte në konsideratë materialin e flamurit, duke zgjedhur një pëlhurë najloni që mund të përballonte mjedisin e ashpër hënor dhe rrezet e forta të diellit.

Për të siguruar që flamuri të qëndronte drejt në gravitetin më të ulët të Hënës, ekipi i Kinzler shtoi një sustë të vogël që do të klikonte në vend kur astronautët të ngrinin shtizën e flamurit. Ky mekanizëm parandaloi rënien ose varjen e flamurit pasi të ishte vendosur.

Asemblimi i flamurit hënor – skica paraprake e Kinzler

Përsa i përket palosjeve dhe rrudhave që shfaqen në copën e flamurit, në inspektimin e imazhevefilmuara gjatë kryerjes së fotografisë historike, këto palosje janë krijuar falë lëvizjeve të astronautëve dhe përpjekjeve të tyre për ta ngulur shtizën. Duke mos patur peshën e rëndesës të tokës, copa e flamurit nuk rimerr menjëherë formën e mëparshme.