.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookUniversiteti i Bostonit nuk krijoi një “super-Covid” në laborator

Universiteti i Bostonit nuk krijoi një “super-Covid” në laborator

Një studim eksperimental i Universiteti të Bostonit është raportuar me sensacionalizëm në media si krijimi i një “super-Covid” me një shkallë vdekshmërie 80%. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se shifra 80% i referohet vdekshmërisë në minj laboratorikë, jo tek njerëzit, dhe kjo shkallë vdekshmërie është në fakt më e ulët se ajo e variantit origjinal të virusit.

———————————————————————-

Indinjatë! Shkencëtarët e laboratorit të Bostonit krijuan një lloj të ri super Covid me një shkallë vdekjeje 80%” jep alarmin titulli i një artikulli në “Gazetën Shqiptare” të botuar në 20 tetor. Artikulli citon tablodin anglez The Daily Mail, i cili shpesh boton artikuj dizinformues ose të pavërtetë. 

Por si qëndron e vërteta pas këtij lajmi. Vetë universiteti i Bostonit deklaroi më 17 tetor se lajmi i Daily Mail ishte sensacionalist dhe keqinformues. Laboratori për Sëmundjet Ngjitëse ku po kryhet ky studim ka qenë në operim që në 2009 dhe funksionon me procedura strikte sigurie. Të gjitha studimet kryhen në laboratore me mure dhe dysheme të izoluara, dhe të pajisura me sisteme të sofistikuara filtrimi dhe teknologji dekontaminimi.

Shkencëtarët e Universitetit të Bostonit po përpiqeshin të kuptonin pse varianti Omicron i Covid-19 është më pak vdekjeprurës se varianti origjinal i virusit. Për këtë qëllim ato futën një gjen nga varianti Omicron në një variant të virusit nga fillimi i pandemisë.

eksperimentet e kryera nga shkencëtarët, virusi hibrid i krijuar në laborator vrau 8 nga 10 minj laboratori. Kjo është interpretuar nga mediat si “shkallë vdekshmërie 80%”. Në fakt, asnjë nga mediat që publikoi lajmin nuk qartësoi lexuesit se varianti origjinal i virusit Covid i vrau të gjithë minjtë e infektuar. Kështu, edhe për minjtë, virusi hibrid i krijuar nga shkencëtarët ishte më pak vdekjeprurës se varianti i Covid-19 që qarkulloi fillimisht në botë.

Shkencëtarët e Universitet të Bostonit nuk ishin as të parët që modifikuan virusin SARS-CoV-2 në laborator. Një sërë studimesh të mëparshme kanë përdorur të njejtën metodë.

Lajmi, i përçudnuar, kaloi nga portali në portal për të rënë edhe në duart e propagandës ruse, që nxitoi të deklaronte se studimi i Universiteti të Bostonit ishte në të vërtetë pjesë e përpjekjeve të ShBA për të krijuar një armë kimike.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img