Turi i Performancës në Vlorë

5

Turi i Performancës u ndal në Vlorë, ku raportet e performancës së bashkive u diskutuan si mjete transparence dhe llogaridhënieje, duke bërë bashkë, qytetarë, përfaqësues të bashkisë, gazetarë, DHE përfaqësuesve nga shoqëri civile.

Në një takim të hapur u diskutua mbi përdorimin e këtyre të dhënave në interes të publikut.

Të pranishmit diskutuan sesi këto raporte mund të jenë një mjet krahasim dhe infomacioni jo vetëm për drejtimi bashkisë, por të jenë dhe bazë për diskutime në procese vendimmarrëse të rëndësishme: si dëgjesa dhe konsultimet publike, por dhe nxisin diskutimet në mbledhjet e këshillit bashkiak

Angazhimi i qytetarë po dhe medias e shoqërisë civile, e bën këtë dialog më domethënës, duke i kthyer të dhënat në mjete konkrete për politika më të përgjegjshme.

“Turi i Performancës” mbështetet nga “Bashki të Forta”, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas.