.

.

BallinaPremtimeTuneli i Shkopetit me siguri rrugore të përmirësuar

Tuneli i Shkopetit me siguri rrugore të përmirësuar

ANXHELA RUÇI

Tuneli i Shkopetit ka qenë një nga një nga njollat e errëta për sigurinë rrugore, pasi jo të pakta kanë qenë aksidentet e shënuara në këtë zonë me pasoja fatale për shumë drejtues mjetesh por edhe pasagjerë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njoftoi në muajin mars që do të investonte në tunel për rritjen e sigurisë. Më konkretisht, sipas ARRSH në përfundim të punimeve që do të zgjasnin 21 ditë, tuneli do të vijëzohej, jashtë tij do të kishte barriera metalike si dhe do të vendosej sinjalistika e nevojshme në të dyja anët.

Afati që Autoriteti Rrugor kishte vendosur për këtë projekt ka përfunduar dhe mesa duket edhe puna në tunel është përmbyllur me përpikmëri brenda periudhës së caktuar dhe të gjithë kalimtarët që drejtohen për në Mat apo Dibër, duket se do të udhëtojnë më të sigurtë.

“Faktoje” duke qenë se ka mbajtur nën vëzhgim këtë premtim, ka siguruar disa foto dhe video nga tuneli i Shkopetit të cilat janë filmuar pak ditë më parë. Një prej kalimtarëve të kësaj rruge tha se ndërhyrjet në tunel ishin bërë dhe pamja e tij ishte më ndryshe nga çka qenë më parë. Megjithatë ai shtoi se kjo ndërhyrje është minimale dhe se duhet punuar më shumë në përmirësimin e këtij segmenti rrugor sepse pavarësisht masave që janë marrë edhe më parë, shumë mjete kanë përfunduar në lumë.

Pas shumë premtimesh të pambajtura për shumë akse rrugore punimet e të cilave duhet të kishin përfunduar në kohë dhe etapa të ndryshme, duket se një prej tyre është realizuar. PREMTIMI për ndërhyrjen në Tunelin e Shkopetit nga ARRSH është MBAJTUR. Ndoshta është një ndërhyrje e vogël dhe elementare që nuk kërkon shumë angazhim, por u shërben një pjese të mirë të banorëve të cilëve u duhet të përshkojnë këtë tunel. Dhe siç thotë një shprehje “ndryshimet e mëdha fillojnë nga gjërat e vogla”. Në këtë kontekst dhe me këtë premtim të mbajtur, vlen të inkurajojmë të gjitha institucionet që të mbajnë premtimet që japin.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img