Pretendimi: Agjenti i Shërbimit Sekret amerikan që ishte pranë presidentit Donald Trump pas atentatit kundër tij në 2024, ishte gjithashtu i pranishëm kur u vra komentatori konservator Charlie Kirk
Verdikti: E paprovuar
——————————————————————-
Pas vrasjes së komentatorit amerikan Charlie Kirk më 10 shtator 2025, në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon një imazh që pretendon se një agjent i Shërbimit Sekret amerikan që ishte me Donald Trump pasi ai u qëllua më 13 korrik 2024, ishte gjithashtu duke qëndruar pranë Kirk kur ai u qëllua për vdekje më 10 shtator 2025.

“Njëri nga djemtë që bën sinjale me dorë sekonda para të shtënës duket si fytyrë e parë”
Agjenti i Shërbimit Sekret në krahun e majtë të Trump ndërsa pak sekonda pasi një plumb snajperi i preku veshin është Sean Curran. Trump zgjodhi Curran të jetë drejtor i Shërbimit Sekret të ShBA në Janar 2025, një punë që ai e mban ende.

Sean Curran
Ndërkaq, imazhet e personit në atentatin e Kirk janë shumë të paqarta për të dalluar nëse ai është Curran apo thjesht një burrë tjetër i bardhë me syze dielli.
Me gjasa, nëse drejtori i Shërbimit Sekret të ShBA, një figurë e njohur, do të ishte i pranishëm në event ai do të ishte i shoqëruar nga truproja dhe dikush do të kishte xhiruar pamje të tij përtej dy imazheve të sfumuara.
Sipas CBS News, disa ditë pas vrasjes së Kirk, Curran tha në një memorandum të brendshëm se sulmet e motivuara politikisht në Shtetet e Bashkuara janë në rritje dhe stafi i Shërbimit Sekret nuk duhet ta përkeqësojë problemin.