.

.

BallinaPertejTre ditë pas tërmetit, thellohet bilanci i viktimave dhe dëmeve

Tre ditë pas tërmetit, thellohet bilanci i viktimave dhe dëmeve

FAKTOJE

Nga tërmeti i së martës është thelluar bilanci i viktimave, duke shkuar në 49. Shifrën e publikoi Kryeministri Edi Rama në një mbledhje të mbajtur mëngjesin e kësaj të premteje. Sipas të dhënave zyrtare të komunikuara nga kryeministri:

25 viktima janë shënuar në Durrës

23 në Thumanë

1 në Laç.

Numri i banesave  të dëmtuara dhe shkatërruara në qarkun e Tiranës dhe Durrësit është 1151.

 

Në Durrës:

701 banesa të dëmtuara

12 të shkatërruara

176 pallate të dëmtuara.

 

Në Tiranë:

15 banesa të shkatërruara

239 të dëmtuara

8 pallate jashtë përdorimit

61 pallate të dëmtuar rëndë

Gjatë këtij komunikimi kryeministri deklaroi zgjerimin e hartës ku vendoset gjendja e jashtëzakonshme ku nga sot, përveç Tiranës dhe Durrësit përfshihet edhe Laçi. Zotimi i kryeministrit është strehimi i banorëve të mbetur jashtë nga shkatërrimet që solli tërmeti, nëpër hotele. Deri më tani shumë banorë të prekur nga tërmeti kanë zgjedhur të rrinë në çadrat e ngritura pranë zonave të goditura nga goditja sizmike 6.4 shkalla rihter. Një nga pasojat e rënda të tërmetit, përveç viktimave dhe dëmeve që la pas, është gjendja e shokut tek njerëzit.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img