Në këtë episodi e radhës së ciklit me fokus shëndetësinë sjellim një vështrim të thelluar mbi realitetin e transplanteve në Shqipëri. Prej 17 vitesh, transplanti i veshkave mbetet i vetmi shërbim i disponueshëm në vend, i realizuar nga dy struktura private dhe i mbështetur nga buxheti i shtetit. Por çfarë ndodh me ata që kanë nevojë për transplante të tjera? Qytetartët që kanë mundësi financiare drejtohen jashtë vendit, ndërsa autoritetet nuk dhanë shpjegime nëse ka ose jo Ministria e Shëndetësisë protokolle bashkëpunimi me institucione shëndetësore në vende të tjera për qytetarë që kanë nevoja të tilla. Mjekë dhe ekspertë thonë se duhen shtuar përpjekjet për zhvillimin e mëtejshëm të fushës së transplanteve, e cila paraqet sfida të shumta, që nga edukimi i shoqërisë për dhurimin e organeve dhe deri tek kostot e larta të ofrimit të këtij shërbimi.

Kjo video u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë