.

.

BallinaAktiviteteTransparenca dhe mbajtja e premtimeve, Faktoje prezanton raportin për Bashkinë e Durrësit dhe Vorës

Transparenca dhe mbajtja e premtimeve, Faktoje prezanton raportin për Bashkinë e Durrësit dhe Vorës

Faktoje mbajti sot në Durrës takimin në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki”, ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe anëtarë të Këshilit Bashkiak të Durrësit. Në këtë aktivitet u prezantuan gjetjet mbi dy Bashkitë, Durrës dhe Vorë, ku fokusi kryesor ishte transparenca dhe mbatja e premtimeve nga kryebashkiakët. Faktoje dërgoi ftesë në adresë të dy bashkive për të pasur një ballafaqim të gjetjeve, por zyrtarët refuzuan që të merrnin pjesë në takim.

Për të tretin vit radhazi, Qendra mediatike Faktoje, implementoi Projektin “40 premtime, 10 bashki” për vitin 2022, mbështetur nga “National Endowment for Democracy” (NED).

Gjatë këtij viti në ‘lupën’ e monitorimit të gazetarëve lokalë, Faktojes dhe shoqërisë civile ishin 10 bashki; Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shijak, Krujë dhe Kurbin; 6 prej të cilave të prekura nga tërmeti i vitit 2019 dhe pjesa tjetër bashki për të cilat u mbajtën zgjedhjet e pjesshme vendore në mars 2022.

Rezultatet e monitorimit për vitin 2022 tregojnë se nga 10 bashkitë e përzgjedhura vetëm ajo e Kurbinit ka përkeqësim të treguesve të transparencës. Në bashkitë Shkodër, Lezhë, Shijak, Dibër, Durrës, Krujë, Vorë kemi rritje të transparencës krahasuar me vitin paraardhës. Ndërsa Lushnja dhe Rogozhina kanë ruajtur të njëjtin nivel transaprence me vitin 2021.

Takimi në Durrës, 9 shkurt 2023 

Sipas raportit, bashkitë me performancën më të lartë të transparencës janë ajo e Shkodrës dhe Lezhës me 100%. Përformancën më të dobët e mban Bashkia e Kurbinit me 37.5 %, ndjekur nga ajo e Rogozhinës me 43.7% dhe Bashkia e Lushnjës me 50%.

Edhe sa i takon mbajtjes së premtimeve Bashkia e Kurbinit rezulton me përformancën më të keqe, ku katër premtimet e përzgjedhura për t’u verifikuar rezultojnë të pambajtura. Më pas vjen Bashkia e Durrësit dhe Vorës me nga 3 premtime të pambajtura, Shkodra, Dibra, Shijaku, Rrogozhina, Kruja me nga 2 premtime të pambajtura dhe Lushnja me 1 premtim të pambajtur. Bashkia e Lezhës nuk ka asnjë premtim të pambajtur, por numëron 3 të mbajtura pjesërisht. Në total, nga 40 premtimet publike në 10 bashkitë e monitoruara janë mbajtur plotësisht vetëm 10 prej tyre, 20 janë premtime të pambajtura dhe 10 të tjera pjesërisht të mbajtura.

Gjithashtu, në raport gjendet edhe monitorimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Këshillit Vendor Rinor, një detyrim ligjor i bashkive që do të shërbente në fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politikëbërëse;

“Nga 10 (dhjetë) bashki nën monitorim, 6 (gjashtë) prej tyre e kanë ngritur Këshillin Vendor Rinor me Vendim të Këshillit Bashkiak; 3 (tre) prej tyre janë në proces përzgjedhjeje të anëtarëve të KVR-ve, ndërsa në 1 (një) bashki rezulton të mos e ketë nisur ende procesin e ngritjes se KVR-së.”- sugjerojnë gjetjet e raportit të monitorimit për vitin 2022.

Synimi i projekti “40 premtime, 10 bashki” për vitin 2022, mbështetur nga National Endoëment for Democracy (NED) ishte monitorimi i bashkive sa i përket mbajtjes së premtimeve dhe transparencës, me qëllim që t’i ndihmojë bashkitë e monitoruara të rrisin transparencën, të nxisin llogaridhënien si dhe të përmiresojnë shërbimet për qytetarët.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu: (link)

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img