Tjetër interpelancë e mohuar për opozitën

Mazhoranca refuzon kërkesën e opozitës për informacion mbi këshilltarin e jashtëm të kryeministrit, rumunin Florian Coldea

1057
Kryterja e parlamentit, Lindita Nikolla gjate nje seance parlamentare, ne te cilen u miratua projektligji "per dhenie amnistie". Nga kjo amnisti do te përfitojne 1100 te denuar me burg, 700 prej tyre do lirohen menjehere ndersa 400 përfitojne ulje denimi dhe 2700 ne sherbim prove do jene perfitues nga amnistia. /r/n/r/nSpeaker of parliament, Lindita Nikolla during a parliamentary session, in which the draft law "for granting amnesty" was approved. This amnesty will benefit 1,100 prisoners, 700 of them will be released immediately, while 400 will benefit from a reduced sentence and 2,700 on probation will benefit from the amnesty.

Mos lejimi i zhvillimit të interpelancave dhe mocioneve me debat në Kuvendin e Shqipërisë po kthehet në praktikë për deputetët socialistë. Për të disatën herë në pak muaj, Kuvendi refuzoi zhvillimin e debatit të këkruar nga opozita me kryeministrin Rama. Si argument Kuvendi shpjegon se kërkesa nuk lidhet me punën e Këshilit të Ministrave. Por kjo nuk mbështetet nga ekspertët të cilët thanë për Faktoje se rasti më i fundit, ai për këshilltarin e jashtëm të kryeministrit Rama, në fakt lidhet me përfaqësuesin e Këshillit të Ministrave dhe Kryeministri e ka detyrë institucionale të japë llogari përpara qytetarëve por edhe përpara parlamentit.

Jona Plumbi

Dita e të enjtes parlamentare të 4 Korrikut nisi me një përplasje të ashpër në Kuvend. Shkak u bë kërkesa e opozitës për t’i kërkuar llogari Kryeministrit Rama lidhur me një këshilltar të tij të jashtëm, Florian Coldea. Ky i fundit është një shtetas rumun i cili ka mbajtur postin e ish-zëvendës drejtorit të shërbimit sekret atje, por që në vitin 2023 është punësuar nga kryeministri Edi Rama si këshilltar për sigurinë.

Sipas kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhi, Coldea është i akuzuar në Rumani për korrupsion dhe për drejtimin e një rrjeti narkotrafiku mes Meksikës, Shqipërisë dhe Rumanisë.

Pikërisht për të marrë informacione për këtë person dhe për të pyetur lidhur me veprimtarinë e tij këshillimore ndaj kryeministrit, demokratët firmosën dokumentin që kërkonte zhvillimin e një interpelance me Edi Ramën.

“Ne duam të dijmë për çfarë janë përdorur taksat e qytetarëve shqiptarë për të paguar këtë këshilltar të huaj dhe për çfarë e ka këshilluar ky kryeministrin e Shqipërisë” – sqaroi Gazment Bardhi nga foltorja e Parlamentit.

Por Kryetarja e Kuvendit e quajti kërkesën jo në përputhje me rregulloren e Kuvendit, pasi sipas saj kjo çështje nuk lidhet me veprimtarinë apo përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.

Kjo për Afrim Krasniqin, studiues dhe drejtues i Institutit për Studime Politike është një zhvillim negativ për Parlamentin.

“Fshehja pas procedurave dhe teknikaliteteve dhe keqpërdorimi i parlamentit për të mbuluar një dosje e cila është në interes publik është tregues që parlamenti po i nënshtrohet qeverisë dhe jo anasjelltas.” – vlerëson për rastin Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i institutit për Studime Politike.

Sipas tij, mënyra sesi drejtuesi i Kuvendit e ka formuluar refuzimin është shumë simplist dhe jo përmbajtësor, duke anashkaluar parimet kryesore kushtetuese në lidhje me funksionin e parlamnetit.

Afrim_Krasniqi_per-Faktoje

“Eleminimi i mundësisë për sqarime publike përbën zhvillim negativ dhe tregon arrogancën e kryeministrit dhe mazhorancës aktuale sidomos duke marrë parasysh që është e katërta apo e pesta herë që parlamenti refuzon seanca pyetjesh apo interpelanca në lidhje me pozitën e kryeministrit si individ”. – Afrim Krasniqi.

Refuzimi i interpelancës nga Nikolla irritoi opozitën parlamentare.

Gazment Bardhi ftoi Kryetaren e Kuvendit Nikolla të shpjegonte se me çfarë argumenti e mbështet pretendimin se këshillimi i kryeministrit nuk quhet veprimtari e Këshillit të Ministrave, por Nikolla refuzoi të përgjigjej më tej duke e hedhur në votim refuzimin e interpelancës dhe duke e mohuar atë me forcën e kartonave të mazhorancës.

Në fakt, kryeministri është anëtar dhe përfaqëson Këshillin e Ministrave ndaj çdo akt i tij lidhet me Këshillin e Ministrave”  – vlerëson Krasniqi – “sidomos kur ka vendimmarrje që mund të kenë ndikuar Këshillin e Ministrave”.

“Kuvendi nuk mund ta dijë nëse këshilltari i zgjehdur nga kryeministri ka pasur rol specifik në vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave ndaj do duhej të ishte i prirur për ta sqaruar këtë dhe jo për ta përjashtuar rolin e tij në funksionin e Këshillit të Ministrave.” – shpjegon Krasniqi.

Krasniqi thekson se nisma e opozitës për interpelancë, pavarësisht nga motivet politike të ditës, është e drejtë kushtetuese dhe ligjore dhe se mekanizmi i interpelancës është instrument klasik që i jepet opozitës në parlament pikërisht për të ushtruar funksionin kontrollues dhe llogaridhënës ndaj qeverisë.