.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookTitull i rremë për të papriturën në ekografinë e gruas shtatzënë

Titull i rremë për të papriturën në ekografinë e gruas shtatzënë

Një artikull i publikuar nga portalet, ku pretendohet se një grua shtatzënë është “tronditur” pas kryerjes së vizitës te mjeku, në fakt është thjesht një manipulim i audiencës. Faktoje verifikoi se lajmi nuk ka asnjë lidhje me titullin dhe portali duket qartë që ka abuzuar me qëllim tërheqjen e klikimeve.

Më 19 shkurt, portalet kanë publikuar një artikull me titull “bombastik”, ku flasin për tronditjen e një gruaje shtatzëne dhe doktorit, pasi ka kryer vizitën te mjeku.

Gruaja shtatzënë vizitoi doktorin, por kur doktori pa ekografinë, ai thirri menjëherë policinë!”-shkruan portali “Mesazhi”.

Screenshot, artikulli i publikuar nga portali

Më tej në brendësi të tekstit ka vetëm 4 fjali, një prej të cilave është edhe ajo ku i fton lexuesit që të kikojnë videon.

EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh vid,eon,duke shty,pur ne rek,la.men 5 sekondshe”, shkruan ndër të tjera portali, ku duken qartë gabimet e shumta drejtshkrimore dhe shenjat e panevojshme të pikësimit që janë përfshirë mes fjalëve.

Në asnjë rresht të tekstit nuk flitet për ngjarjen që përmendet në titull. Pra, qartësisht shihet se kemi të bëjmë me një manipulim të audiencës, duke përdorur tituj “sensacional” për një artikull që nuk ka asgjë në brendësi.

Mirëpo, nëse do të klikojmë dhe shohim videon 8 minutëshe, konstatojmë që në fakt nuk kemi të bëjmë me asnjë zbulim tronditës. Përmbajtja e videos është si një “telenovelë” ku shfaqen personazhe të ndryshme dhe gra shtatzëna gjatë ndjekjes së këtij procesi dhe ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, por nuk jep një mesazh të qartë.

Kanali i Youtube që e ka publikuar është në gjuhën turke dhe titulli që mban video është: “Gruaja shtatzënë vizitoi doktorin, por kur doktori pa ekografinë, thirri menjëherë policinë!”

Bazuar në verifikimin e mësipërm, lajmi është i rremë dhe është shkruar në formën e një “clickbait” (tituj tërheqës, manipulues dhe çorientues, në mënyrë që publiku të klikojë artikullin).

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img