Pretendimi: Kjo video tregon bombat bërthamore të Iranit

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————-

Një video që është parë mbi 150 mijë herë në Facebook pretendohet se tregon “bombat bërthamore” të Iranit.

Pavarësisht se postimi paralajmëron se “Lufta e 3 Botërore filloi” dhe “fundi i njerëzimit erdhi”, lexuesit nuk duhet të alarmohen.

Video e mësipërme është gjeneruar me programe të inteligjencës artificiale (AI). Siç ndodh ndonjëherë me pamjet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale, ka probleme logjike në video.

Eshtë shumë e pagjasa që një automjet i rëndë luftarak që transporton ngarkesa të shtrenjta të jetë i pajisur me një palë flamuj që bllokojnë pamjen nga pjesa e përparme e kabinës së kamionit, siç ndodh me automjetin e dytë.

Më tej, kamioni i parë ka 12 rrota. Kamioni i dytë, ndërsa i afrohet pozicionit të kamerës, duket se ka 8 rrota dhe për këtë arsye një rimorkio ngarkesash më të shkurtër, megjithëse mbart të njëjtën raketë.

Raketa sipër kamionit të tretë në autokolonë është e shtrembër, duke anuar pak djathtas në vend që të jetë drejt.

Edhe pse është e mundur, për shkak të kufizimeve në udhëtimin e vëzhguesve të huaj, që arsenali i Iranit të mos jetë i dokumentuar në mënyrë të përsosur, raketat e paraqitura në video nuk përputhen me listën e 25 sistemeve raketore të kataloguara nga Iran Watch. Organizata joqeveritare punëson një ish-oficer artilerie në terren të Ushtrisë Amerikane dhe studiues ushtarak, i cili punon me një ekip që monitoron raketat bërthamore dhe balistike të Iranit.