Pretendimi: Sistemi HAARP u përdor për të sabotuar takimin e presidentit Trump me Putin në Alaskë
Verdikti: E pavërtetë
Barbara Halla
Takimi mes presidentëve Trump dhe Putin në 15 gusht në një bazë ushtarake në Alaskë u ndoq me interes në të gjithë botën me shpresën për arritjen e një paqeje në Ukrainë. Mes shumë informacioneve mbi këtë takim, në rrjet po qarkullon një postim, i cili ngre dyshime se samiti u tentua të sabotohej nëpërmjet sistemit HAARP.

Në fakt, HAARP (High-frequency Active Auroral Research Program) është një projekt kërkimor që është vendosur vërtetë në Alaskë, vendin ku ndodhi takimi, por nuk pati asnjë informacion të konfirmuar nga të dy vendet për një tentativë sabotimi.
Gjithashtu, siç është verifikuar në shumë raste të mëparshme, HAARP është një projekt kërkimor që nuk ka aftësi të gjenerojë stuhi apo tërmete, dhe as nuk përdoret për “sabotim atmosferik.” Këto pretendime mbi HAARP janë përhapur shpesh në hapësira online që shpërndajnë teori konspiracioni mbi ekzistencën e armëve të motit, dhe janë rrëzuar vazhdimisht nga komuniteti shkencor.
Postimi shoqërohet gjithashtu me një foto të kryer nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) të një fenomeni natyror të vëzhguar nga hapësira dhe po përdoret për të përhapur teori konspiracioni për armë sekrete, të cilat nuk kanë asnjë bazë në realitet dhe janë hedhur poshtë disa herë nga shkencërarët.
Fotografia e përdorur është realizuar nga astronautja Nicole Ayers përgjatë qëndrimit të saj në ISS dhe paraqet një fenomen atmosferik të quajtur “red sprites.” “Red sprites” janë shkarkesa elektrike që shfaqen përgjatë stuhive, por mund të shihen më mirë nga hapësira sesa në tokë. Ky është një fenomen i rrallë, por i dokumentuar mirë nga shkenca. Pra, bëhet fjalë për një fenomenon natyror dhe jo një komplot global. Ky fenomen është dokumentuar që në vitin 1886.
Për më tepër, postimi në fjalë përmban një sërë pretendimesh të pavërteta dhe dezinformatash. Postimi përmend edhe një “avion gjigant” të parë nga astronautët e NASA-s, por nuk ekziston asnjë raportim për një avion të tillë, sidomos jo nga Nicole Ayers që ka bërë fotografinë kur ishte pjesë e misionit ndërkombëtarë. Në postim përfshihen gjithashtu fjala “deep state,” pra ideja që ekziston një konspiracion global, i cili fsheh sekrete shumë të mëdhaja mbi armët dhe teknika të tjera manipulumi. Pretendimi në këtë postim që Donald Trump apo SpaceX (kompania e Elon Musk) nuk ka asnjë bazë në realitet, por është një teori shumë e përhapur online, sidomos në atë që njihet si grupimi QAnon.
Po ashtu postimi përmban terma shkencorë që nuk të bazuar në fakte, por përdoren për të nxitur frikën tek lexusi. Për shembull, “rezonanca Schumann” është një fenomen i njohur natyror lidhur me fushën magnetike të tokës, dhe jo shenjë e një kolapsi atmosferik.