BallinaDeklarataShqipëria nuk arriti të ulë vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale

Shqipëria nuk arriti të ulë vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale

Një ndër zotimet e PS në 2013-n gjatë prezantimit të programit elektoral ishte parandalimi i fataliteteve të parakohshme nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe ato tumorale. Nga të dhënat e publikuara nga INSTAT dhe Ëorldhealth.org, Shqipëria rezulton me rritje të vdekshmërisë si pasojë e këtyre dy sëmundjeve, sidomos pas vitit 2016. Gjithashtu me shfaqjen e pandemisë prej marsit të vitit të kaluar, u raportua se marrja e kurave dhe diagnostikimi  tumoreve u vështirësua, për shkak  të masave ndaj Covid -19

Sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale kanë qenë dy nga sëmundjet të cilat kanë shënuar numrin më të madh të vdekjeve në Shqipëri. Në programin e vitit 2013 qeveria Rama u zotua se synimi primar do të ishte parandalimi i tyre:

“Sëmundjet jo ngjitëse kanë rritur përhapjen në Shqipëri, ku veçanërisht sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale janë kthyer në ndikues të ndjeshëm në shkurtimin e jetëgjatësisë dhe jetës së shëndetshme. Synimi ynë primar është zgjatja e viteve të shëndetshme të jetës së popullatës shqiptare dhe parandalimi i fataliteteve të parakohshme, duke rivendosur, ruajtur dhe përmirësuar shëndetin.”-shkruhej në programin e PS për vitin 2013.

Çfarë thonë të dhënat e  INSTAT për dy sëmundjet vdekjeprurwse  nga viti 2013 deri në vitin 2020?

Raportimi më i hershëm nga ky institucion për shkaktarët natyrorë të vdekjeve në Shqipëri është ai i vitit 2015. Sipas një raporti të këtij institucioni nga viti 2015 deri në vitin 2017, sipas grup-sëmundjeve, shkaku kryesor i vdekjeve janë “Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut” me 53,6 % ndjekur nga grupi “Tumore” me 16,4 %.

*Pjesë nga raporti i INSTAT

Të dhënat nga portali global www.healthdata.org tregojnë se në fund të 2015-s, shqiptarët kishin barrën më të lartë të sëmundjeve në rajon, gjithashtu edhe vdekshmërinë më të lartë për çdo diagnozë. Shqipëria renditet në zonën e kuqe për vdekjet e parakohshme, të cilat ishin mbi parashikimet.

Edhe në një informacion konfidencial që Faktoje kishte siguruar dy vite më parë, rezulton një rritje e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale, sidomos pas vitit 2016.

Tabelë përmbledhëse për vdekshëmrinë sipas sëmundjeve 2012-2018

Faktoje ndoqi raportimet e INSTAT për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Edhe në vitin 2018 sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale qëndronin në vendin e parë dhe të dytë, si shkaktarët kryesorë të vdekjeve në Shqipëri.

Ky raport përsëritet me të njëjtat rezultate edhe në vitin 2019 ku sipas INSTAT  në atë vit dhe në ato pararendëse, shkaktarët kryesorë të vdekjeve për të gjitha qarqet vazhdojnë të jenë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe sëmundjet nga tumoret.

Këto të dhëna reflektohen edhe në indeksin e përgjithshëm të Healthdata.org ku nga viti 2009 deri në vitin 2019 sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut dhe ato tumorale mbajnë vendin e parë.

*Të dhënat nga healthdata.org

Nisur nga të dhënat e grumbulluara, jo vetëm nga institucionet shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare, Shqipëria vazhdon të vuajë vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale duke reflektuar pamundësinë e parandalimit të të tyre, me qëllim uljen e vdekshmërisë.

Pas shfaqjes së pandemisë në mars 2020, diagnostikimi dhe kurimi i personave me këto dy sëmundje, u vështirësua së terpërmi për shkak të përqendrimit të vëmendjes dhe burimeve tek Covid-19. Edhe diagonstikimi i tumorit të gjirit tek gratë u ndikua ndjeshëm nga pasojat që solli pandemia

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img