Në disa fshatra jo shumë larg Tiranës, nxënësve u duhet të përballen çdo ditë me kushtet e vështira në shkolla, si lagështira në ambientet ku zhvillojnë mësim, por edhe mungesa e tualeteve. Kjo problematikë u raportua nga Faktoje në muajin nëntor dhe pak ditë më vonë, MASR në një përgjigje zyrtare, ia ‘delegoi’ përgjegjësinë për situatën, Bashkisë së Tiranës.
“Vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla me sistemimet dhe riparimet e fundit në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit tanë. Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra”- shkroi Kushi në Facebook më 16 gusht, pak javë para se të niste viti i ri shkollor.
Postimi i ministres Evis Kushit në Facebook
Duke u nisur nga kjo deklaratë e ministres së Arsimit, Evis Kushi, Faktoje bëri një verifikim në muajin nëntor në fshatin Shupal në Tiranë, ku konstatuam se nxënësit bënin mësim mes lagështirës dhe mykut. Gjithashtu, konstatuam se ambienti ku nxënësit zhvillonin mësim ishte i pajisur me kamera sigurie, ndërkohë që mungonin kushtet bazike, si përshembull banjot për nxënësit dhe mësuesit. E njëjta situatë ishte edhe në shkollën Selitë e Malit, e cila gjithashtu funksiononte me klasa kolektve.
Nisur nga ky shqetësim i mësuesve, nxënësve, por edhe prindërve, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ne pyetëm në lidhje me mungesën e tualeteve në shkollën e Shupalit dhe Selitës, por edhe për kushtet e vështira në të cilat zhvillonin mësim nxënësit. Në përgjigjen zyrtare dëërguar për Faktoje, MASR sqaron se për këtë problematikë është vënë në dijeni njësia vendore administrative, duke theksuar se investimet në mirëmbajtje janë përgjegjësi e Bashkisë së Tiranës.
“Mbi problematikën e mirëmbajtjes dhe mungesës infrastrukturore të objekteve ku ushtrohen veprimtaritë arsimore, janë verifikime nga Zyra Vendore Arsimore Tiranë. Për këto problematika është vënë në dijeni njësia vendore administrative. Duhet theksuar se investimet për mirëmbajtje të godinave nuk janë kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniviersitar, por e Bashkisë Tiranë, Njësia e Vetëqeverisjes Vendore (NJVV)” – sqaron Ministria e Arsimit.
Veç kësaj, Faktoje e pyeti Ministrinë edhe në lidhje me paradoksin që ekzistonte në këtë shkollë, ku mes lagështirës dhe turrës së druve për zjarr që zinte thuajse gjysmën e klasës, kishte edhe kamera sigurie.
Shkolla fillore në Shupal, Tiranë, nëntor 2021
“Kamerat e sigurisë vendosen nga autoriteti vendor, Bashkia Tiranë për qëllime sigurie, të cilat shërbejnë për kontrollimin e ambienteve, godinave në zbatim të ligjit nr.19/2019 Për masat shtesë të sigurisë publike”- thuhet në përgjigjen zyrtare të Ministrisë së Arsimit.
Shkolla fillore në Shupal, Tiranë, nëntor 2021
“Kamerat e sigurisë vendosen nga autoriteti vendor, Bashkia Tiranë për qëllime sigurie, të cilat shërbejnë për kontrollimin e ambienteve, godinave në zbatim të ligjit nr.19/2019 Për masat shtesë të sigurisë publike”- thuhet në përgjigjen zyrtare të Ministrisë së Arsimit.
Kërkesa për informacion dërguar Bashkisë Tiranë, 2 dhjetor
Më 11 nëntor, Faktoje publikoi një artikull me disa nga problematikat në infrastrukturë në shkollat kolektive. Shkolla që dukej se i përkiste viteve të pasluftës, edhe pse nuk kishte banjo, njihte si investim të fundit, kamerat e sigurisë, paçka se fëmijëve të mitur u duhej të largoheshin për në banesë për të kryer nevojat personale.
Një studim i kryer në vitin 2019 nga UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nxirrte në pah se 29% e shkollave në Shqipëri nuk plotësonin kushtet më minimale higjienike.