Shkarkimi mediatik i Delina Ibrahimajt

612

Në 26 korrik në media të ndryshme u përhap me shpejtësi lajmi i shkarkimit të ministres së Fiancave Delia Ibrahimaj. Mediat citonin burime nga qeveria, por pak orë më pas kryeministri dhe ministrja e Financave e përgënjeshtruan lajmin. Pavarësisht përgënjeshtrimit, verifikimet tregojnë se lajmi vijon të jetë i pandryshuar në disa portale.

Në fund të muajit korrik, portali Albanian Post publikoi lajmin e shkarkimit të ministres së Financave Delina Ibrahimaj. Sipas portalit, ministrja e Financave ishte shkarkuar në një mbledhje urgjente të qeverisë të mërkurën e 26 korrikut.

‘Kështu bëjnë me dije burime të Albanian Post, teksa një arsye mbi këtë shkarkim ende nuk ka publikisht.’, shkruhej në brendësi të lajmit që i referohej burimeve të Albanian Post.

Pak minuta më vonë lajmi u publikua edhe në webin e televizionit kombëtar Top -Channel me titullin:‘Shkarkohet Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj’.

Kaq mjaftoi që lajmi të shpërndahej me shpejtësi thuajse në të gjitha mediat online dhe jo vetëm. Televizione të ndryshme kanë ende videot e kronikave dhe lidhjeve direkte me gazetarët e terrenit për shkarkimin e bujshëm të ministres Ibrahimaj.

Por pak orë më vonë, kryeministri Edi Rama e përgënjeshtroi lajmin për shkarkimin e ministres së Financave.

‘Jo’, i tha Rama gazetarëve teksa po i drejtohej hyrjes për në Amsamblenë e Partisë Socialiste.

“Është koha e thashethemeve të verës, nuk kam dhënë dorëheqjen, nuk më kanë shkarkuar.”, tha pas kryeministrit edhe vet ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Por pavarësisht përgënjeshtrimit, ajo që bie në sy nga kërkimi në motorrin e kërkimit të Facebook, CrowdTangle është fakti se lajmi vijon të jetë i pandryshuar në disa portale online.  

Vlen të theksohet se Top Channel, por edhe disa media e kanë e ka ndryshuar lajmin, duke e përditësuar me reagimet e kryeminstrit Rama dhe ministres Ibrahimaj, ose thjesht e kanë fshirë atë. Ndërsa portali Albanian Post e ka përcjellë reagimin e Ramës dhe Ibrahimajt. Por, në dy artikuj pasues për këtë temë Albanian Post thekson se i qëndron raportimit se ministrja është shkarkuar nga detyra.  

‘Albanian Post i qëndron raportimit se ajo është shkarkuar nga detyra, te cilën e ushtronte prej dy vitesh.’, shkruan portali në artikullin e publikuar më 26 korrik në orën 17:57 dhe në një tjetër shkrim të orës 18:59.

Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dezinformimin.