Pretendimi: Ky imazh tregon se seriali vizatimor The Simpsons parashikon të ardhmen

Verdikti: E pavërtetë

————————————————

Një imazh që po shpërndahet në rrjetet konspiracioniste tregon foton e tre vajzave, e cila pretendohet se është nga viti 2024, krahas një imazhi të ngjashëm me foton të vizatuar në stilin e serialit The Simpsons, i cili pretendohet se është nga viti 1999. Për konspiracionistët në rrjet, ky është tregues i një plani ogurzi.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Reverse Image Search, Faktoje gjeti foton origjinale e të tre vajzave në një video të shkurtër në Youtube ku përdoruesi MurphyMagicSupplies shpjegon se si ai krijoi imazhin e ‘parashikimit’ sipër nga foto, me rastin e 1 Prillit.

Tre vajzat në foto shfaqen në një video promocionale për një aplikacion argëtimi të quajtur Black Mirror Project

Në video vërehet se burri duke ngrënë një petull në sfond, djathtas, nuk ekziston. Ai është një version njerëzor i personazhit Homer Simpson i imagjinuar nga programi i inteligjencës artificiale Midjourney dhe shtuar me anë të programit Photoshop nga përdoruesi MurphyMagicSupplies në foton origjinale.

Pra, ndryshe nga ç’pretendon postimi fillestar, imazhi i parë nuk është nga viti 1999. Në të kundërt, ai është krijuar nga foto e tre vajzave, e si rrjedhim është paraprirë nga ajo në kohë.

Konspiracionistët kanë rënë pre e rrengut për 1 Prill.