.

.

BallinaFaktometerE vërtetëSfidat e fermerëve përballë shifrave optimiste të ministrit Çuçi

Sfidat e fermerëve përballë shifrave optimiste të ministrit Çuçi

INVA HASANALIAJ

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, në nëntor të vitit të kaluar tregoi gjatë një emisioni televiziv shifra në rritje për eksportet e produkteve bujqësore. Këto shifra optimiste nuk e fshehin megjithatë, situatën problematike të fermerëve shqiptarë, që sot operojnë në kushte mbijetese.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

“Vetëm eksporti i prodhimeve bujqësore në 9-mujorin e parë të vitit 2018 është rritur me 24%”

Kjo ishte deklarata e bërë nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuci në emisionin televiziv “Top Talk” në datën 13 nëntor 2019.

Nisur nga kjo deklaratë e Çuçit, “Faktoje” pyeti ministrinë e Bujqësisë për të dhënat zyrare mbi eksportin e prodhimeve bujqësore për vitin 2017 dhe 2018.

Shifrat i përkasin disa kategorive të prodhimeve bujqësore për 9-mujorin e parë të vitit 2017 dhe më pas për 2018-n.

Nga të dhënat e mësipërme dhe krahasimit midis 9-mujorit të parë të 2017-s dhe atij të 2018-s,  eksportet rezultojnë të jenë rritur me 24%.

Pavarësisht këtyre shifrave optimiste ajo që “Faktoje” ka konstatuar gjatë një vëzhgimi në Myzeqe, në fund të 2019-s tregon se fermerët janë në kushte mbijetese.  Mosrregullimi i tregut të brendshëm për produktet bujqësore, mbiprodhimi i disa produkteve, kostoja e lartë kundrejt çmimit të ulët dhe mungesa e laboratorëve për cilësinë e këtyre produkteve po i çon ata drejt falimentimit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img