.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookSatanistët nuk përgëzuan hapjen e Lojërave Olimpike

Satanistët nuk përgëzuan hapjen e Lojërave Olimpike

Pretendimi: Kisha e Satanit në ShBA falenderoi organizatorët e Lojërave Olimpike për ceremoninë e hapjes

Verdikti: E pavërtetë

———————————————-

Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon lajmi se “Kisha e Satanit në ShBA” ka falenderuar organizatorët e Lojërave Olimpike për “ceremoninë e mrekullueshme të hapjes,” e cila ngjalli plot reagime dhe kundërshtime në media dhe rrjete sociale.

Artikulli i mësipërm citon një video sipas së cilës “kryeprifti i Kishës së Satanit Peter H. Gilmore mbështeti organizatorët dhe shprehu admirimin e tij për Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike.”

Video në fjalë mban logon e USA Today, duke dhënë përshtypjen se është prodhuar nga media amerikane. Megjithatë, kjo video nuk rezulton të ekzistojë në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të USA Today.

Artikulli gjithashtu pretendon se Peter Gilmore shprehu admirimin e tij për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në podcastin Satansplain. Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike u mbajt më 26 korrik 2024, që do të thotë se podcasti që flet për të do të ishte botuar pas datës 26 korrik. Megjithatë, i vetmi podcast pas 26 korrikut është Satansplain #068 – Psychic Vampires (Satanic Statement #6) i cili nuk përmend Lojërat Olimpike.

Vetë Peter Gilmore reagoi ndaj videos në një deklaratë të postuar më 5 gusht në llogarinë e Tëitter të Kishës së Satanit:

“Nuk kam asnjë interes në Olimpiadën e Parisit. Duke mos e patur parë, nuk mund të kem komentuar, apo mbështetur, mbi ceremonitë e hapjes. Nuk kam qenë intervistuar nga ndokush mbi këtë temë. Deklaratat e postuara kudoqoftë që pretendojnë të kundërtën, janë gënjeshtra.”

Kisha e Satanait e mohoi pretendimin

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img