.

.

BallinaFaktometerPa kategoriSa të besueshme janë shifrat për numrin e të vaksinuarve në administratën publike dhe privat

Sa të besueshme janë shifrat për numrin e të vaksinuarve në administratën publike dhe privat

Dallëndyshe Xhaferri

Në fillim të janarit, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi së 80 % e administratës publike në vend është vaksinuar, pas urdhërit detyrues që u shpall në fund të vitit 2021. Por nga një vëzhgim i formularit tip që plotësojnë individët para vaksinimit, nuk kërkohet deklarimi i sektorit ku janë punësuar, por vetëm profesioni. Në qarkun e Elbasanit, specialistët e Shëndetësisë i thanë Faktojes, se nuk është kompetencë e njësive vendore të kërkojnë këtë informacion.

………

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi në fund të vitit 2021 urdhërin për të vaksinuar punonjësit e administratës publike.

Sipas vendimit të ministers Manastirliu, punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, duke nisur nga data 4 janar 2022, do të duhej të dorëzonin në vendin e punës certifikatën e vaksinimit, ose testin PCR çdo 5 ditë në rast mosvaksinimi.

Në 7 Janar 2021, ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga qendra e vaksinimit “Air Albania” se 80% e administratës publike në vend rezultojnë të vaksinuar ndaj Covid-19.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në kuadër edhe të vendimit të Komitetit që në datë 4 të gjithë punonjësit e administratës publike, të shërbimeve duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit, kartën e shërimit apo testin; ka bërë një verifikim në më shumë se 500 institucione shtetërore, deri më tani rreth 80% e punonjësve rezultojnë të vaksinuar […] Ndërkohë që gjithashtu edhe në supermarket apo në qendra tregtare ka vijuar inspektimi nga strukturat tona të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe rezultojnë rreth 70% deri më sot, deri me këto inspektime të kryera dhe janë rreth 120 struktura supermarketesh apo qendrash tregtare dhe struktura shërbimesh në tërësi që janë inspektuar në këto ditë pas daljes së vendimit”– deklaroi Manastirliu.

Por si është bërë identifikimi i numrit të të vaksinuarve në administratën publike dhe atyrë të punësuar në subjkte private? Ne bëmë një vëzhgim në qarkun e Elbasanit.

Fillimisht i dërguam një kërkesë për informacion Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, e cila mohoi të ishte përgjegjëse për shënimin e profesionit të pacientëve gjatë vaksinimit të tyre.

Në formularin e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë mungon përcaktimi i sektorit publik ose privat, ku punon personi që vaksionohet, ndonëse kërkohet profesioni.

Duke u nisur nga ky informacion, institucionet nuk mund të jenë në dijeni se sa është numri i të vaksinuarve të punësuar në administratën publike apo subjektet private siç përcaktohet në urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Screenshot i formularit të vaksinimit

Gjithashtu, në bazë të informacionit të përcjellë nga NJVKSH Elbasan, në qarkun e Elbasanit për periudhën 1 Janar-24 Shkurt 2021, kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid 3 985 persona, dozën e dytë 5 327 dhe me dozën e parë janë pajisur 4 014 persona.

Gjithashtu, në raportimet e rregullta të Ministrisë së Shëndetësë mbi procesin e vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri total i të vaksinuarve në vend përfshin edhe vaksinimet e shtetasve shqiptarë jashtë territorit të republikës, duke mos përcaktuar në njoftim profesionet e tyre.

*Shkrimi u publikua si pjesë e “Unë bëj Fact-Checking”, që ka si qëllim të trajnojë dhe mentorojë gazetarë në Shqipëri, nën projektin e UNESCO-s “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqisë- Faza II” i financuar nga Bashkimi Evropian.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img