Faktoje është duke zhvilluar një tjetër sondazh, këtë herë në lidhje me rrezikun nga kreditë e shpejta në institucionet jo bankare. Përmes këtij sondazhi ne duam të kuptojmë më mirë dinamikën dhe ndikimin e mikrokredive në jetën e qytetarëve.
Çfarë i shtyn qytetarët të marrin hua nga shoqëritë e mikrokredive?
Cilat janë përvojat dhe perceptimet e tyre lidhur me avantazhet dhe disavantazhet e mikrokredive?
Si ka ndikuar marrja e kredisë së shpejtë në ekonominë e tyre familjare?
Çfarë masash mund të ndërmerren për të ulur sjelljet abuzive të shoqërive të mikrokredive?
Nëpërmjet të dhënave të këtij sondazhi ne synojmë të identifikojmë arsyet kryesore që nxisin qytetarët të marrin kredi të shpejta, si dhe efektet e mundshme negative të këtij fenomeni mbi ekonominë e tyre familjare.
Ne duam të mësojmë dhe nxjerrim në pah perceptimet dhe përvojat e qytetarëve lidhur me rrezikun e moshlyerjes në kohë të kredive të shpejta, duke nxjerr në pah faktorët që ndikojnë kredimarrësit të mos shlyejnë detyrimet.
Ne duam t’ju sigurojmë se të dhënat tuaja janë të sigurta dhe do të lexohen vetëm nga stafi ynë, me qëllimin e identifikimit të problematikave dhe raportimit sa më korrekt të tyre.
Të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, pa marrë më parë pëlqimin tuaj.
Si të merrni pjesë:
Për të ndarë historinë tuaj, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: info@faktoje.al ose përmes rrjeteve tona sociale.