.

.

BallinaFakte dhe MjedisiRreth projektit “Fakte dhe mjedisi”

Rreth projektit “Fakte dhe mjedisi”

Faktet dhe Mjedisi: Përmirësimi i ekspertizës teknike të profesionistëve të medias mbi verifikimin e fakteve në gazetarinë mjedisore.

Projekti “Faktet dhe Mjedisi: Përmirësimi i ekspertizës teknike të profesionistëve të medias për verifikimin e fakteve në gazetarinë mjedisore” është një iniciativë e implementuar nga Organizata ”Faktoje” dhe Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore.

Ky projekt synon: Rritjen e kapaciteteve të gazetarëve në median shqiptare mbi metodologjinë e (kontrollit/verifikimit të fakteve) mbi cështjet mjedisore.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare” mbështetur nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ). 

Objektivat e projektit

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e profesionalizmit në median shqiptare për sa i përket fushave të fact-checking dhe raportimit të cështjeve mjedisore nga gazetarët dhe ekspertët e medias, duke synuar jo vetem informimin por edhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë.

Përmes këtij projekti synohet:

1. Rritja e standardeve profesionale në fushën e gazetarisë sw verifikimin tw fakteve mbi deklaratat publike të institucioneve shtetërore dhe aktorëve të ndryshëm mbi cështjet mjedisore

2. Krijimi i një kuadri ekspertësh në gazetarinë mjedisore bazuar në legjislacionin ndërkombëtar dhe vendor, në fuqi, dhe praktikat më të mira në këtë fushë.

Plani i Aktiviteteve

1. Workshop-e/seminare për rritjen e kapacitetve të gazetarëve në fushën e gazetarisë fact-checking;

2. Workshop-e/seminare për rritjen e kapacitetve të gazetarëve në fushën e gazetarisë mjedisore;

3. Komisionimi i temave të lira në fushat e zbatimit të pojektit 

Grupet e Interesit

1. Gazetarët dhe profesionistët e medias të cilët do të marrin pjesë në workshop-et dhe seminaret mbi rritjen e kapaciteteve në fushat e zbatimit të projektit;

2. Mediat pranë të cilave zhvillojnë aktivitetin këta gazetarë dhe profesionistë të medias;

3. Publiku i gjerë.

*Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img