.

.

BallinaRajoni përmes fakteveRMV zbut masat anti-COVID, ndërkohë procesi i vaksinimit ecën ngadalë 

RMV zbut masat anti-COVID, ndërkohë procesi i vaksinimit ecën ngadalë 

SHEFKIJE ALASANI

Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është stabilizuar dhe si pasojë janë zbutur masat kufizuese anti-covid. Megjithatë, në vend po shkon shumë ngadalë procesi i vaksinimit. Autoritetet premtuan se në fillim të qershorit do të arrijnë 500.000 doza vaksine “Sinovak” por deri në këtë moment nga ky prodhues nuk kanë arritur dozat e pritura. Intensiteti i vaksinimit ka rënë edhe në Shqipërinë fqinje, shkruan Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut ka zbutur masat anti-COVID në vend duke shfuqizuar orën policore, lejon organizimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore e zbavitëse në hapësira të hapura me një kapacitet jo më të madh se 1.000 persona, rreth 50 përqind e kapacitetit, hoqi kufizimet për dasmat dhe ahengjet. Situata epidemiologjike në vend është stabilizuar por numri i qytetarëve që vaksinohen është çdo ditë edhe më i vogël

Burimi: Our World in Data

Ditëve të fundit numri i qytetarëve të vaksinuar brenda ditës është shumë i ulët për shkak të mungesës së dozave të reja të vaksinave. Ministri i Shëndetsisë, Venko Filipce, premtoi se  në fillim të qershorit, në Maqedoni duhet të arrijnë 500,000 vaksina kineze Sinovak. Ndërkohë më herët pati thënë se deri në fund të muajit maj pritet të arrijnë vaksina nga Rusia. Në Maqedoninë e Veriut akoma nuk kanë arritur as 100 mijë dozat Pfizer nga sistemi COVAX.

“Për Sputnikun dhe Sinovakun akoma nuk kemi data të sakta, për Sputnikun kishte paralajmërime se do të jetë diku kah fundi i muajit maj, dhe ja deri tani nuk ka arritur, unë dje kam biseduar me ambasadorin e Rusisë, ai ka marrë për obligim që gjatë ditës të komunikoj me institutin në Moskë dhe të jep informata kthyese. Paralajmërimi për arritjen e vaksinave të Sinovak është për në fillim të qershorit. Dhe ashtu kanë thënë, javën e parë apo në 10 ditët e para duhet ti presim. Do të vazhdojnë vaksinimet përmes sistemit të njëjtë, gjatë kësaj jave do të kemi ulje të numri, por nga java e ardhshme shpresoj që sërish të kthehemi në dinamikën e njëjtë”, deklaroi Venko Filipçe, më 1 qershor 2021.

Gjatë këtij muaji Maqedonia e Veriut, çdo të hënë pranon një pako të rregullt me vaksina Pfizer. Një pjesë e vaksinave sigurohet nga marrëveshja bilaterale e RMV-së me prodhuesin Pfizer ndërsa pjesa tjetër në kuadër të programit “Team Europe”.

“12.870 doza shtesë që kanë arritur sot nga prodhuesi “Pfizer”, janë siguruar nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin dhe nëpërmjet BE-së, e cila i ka siguruar ato si ndihmë përmes marrëveshjes trepalëshe në kuadër të programit Team Europe”, ka shkruar Filipçe.

Më 9 qershor Maqedonia e Veriut pranoi një donacion nga Turqia, prej 30 000 dozash “Sinovak”. Ndërsa më 15 qershor vendi pranoi një donacion të ri nga Greqia fqinje, 20 000 doza Astra Zeneca.

Për shkak të mungesës së vaksinave, qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut gjatë fundjavave shkojnë të vaksinohen në Serbinë fqinje, në pikat e vaksinimit Vranjë ose Nish. Fundjavën e kaluar, sipas mediave serbe, deri tani atje pa pagesë janë vaksinuar më shumë se 2,000 persona. Më shumë se 750 qytetarë të Maqedonisë gjatë fundjavës udhëtuan në Vranjë për të marrë dozën e parë të vaksinës, njoftuan nga qendra e atjeshme shëndetësore. Deri më tani, në këtë qytet janë vaksinuar 1,105 qytetarë të Maqedonisë, disa prej tyre pranuarn dozën e dytë.

Në Maqedoninë e veriut aktualisht janë vaksinuar 458,131 qytetarë, 195,048 prej të cilëve janë vaksinuar me dy doza. Mbi 450 mijë qytetar janë paraqitur dhe po presin të vaksinohen. Imuniteti kolektiv, apo ndryshe thënë vaksinimi i 70% të qytetarëve sipas paralajmërimeve pritet të bëhet deri në fund të verës. Ritmi i tanishëm i vaksinimit, nuk favorizon parashikimin e autoriteteve që deri në fund të verës, shumica e qytetarëve të jenë të vaksinuar.

Intensiteti i vaksinimit ka rënë dukshëm edhe në Shqipërinë fqinje

Procesi i vaksinimit në RMV dhe Shqipëri

Me ritme të ngadalta, procesi i vaksinimit është duke u zhvilluar edhe në Shqipërinë fqinje. Megjithatë numri i personave të vaksinuar është shumë i lartë në Shqipëri. Shqipëria ishte një ndër vendet e para në rajon që filloi me vaksinimin e popullsisë. Nga data 11 janar, kur filloi dhe procesi i vaksinimit, deri më sot në Shqipëri janë kryer në total 848,430 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 340,576 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Më 14 qershor Shqipëria pranoi 11. 700 vaksina Pizer. Në të njëjtën ditë arriti dhe një donacion vaksinash nga Greqia me 20.000 doza Astra Zeneca. Përderisa në Maqedoninë e Veriut assesi të arrijnë vaksinat e premtuara Sputnik, më 11 qershor Shqipëria pranoi 25 000 vaksina ruse. Sasia e vaksinave që ka arritur në Shqipëri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit, është 967,950 doza.

Deri më tani, në RMV, janë vaksinuar 10% e popullatës, ndërkaq 12% në Shqipëri.

BE heq kufizimet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Bashkimit Evropian njoftoi më 17 qershor se ka vendosur të heq kufizimet e udhëtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pavarësisht vendimit, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine. Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit. Vendimi i BE-së u vlerësua si një lajm i mirë nga autoritetet e dy vendeve megjithatë u bëhet apel qytetarëve që të kenë kujdes sepse pandemia akoma nuk ka përfunduar.

“Bashkimi Evropian ka vendosur të lehtësojë kufizimet e udhëtimit për qytetarët tanë, të gjithë 27 anëtarët e bllokut kanë rënë dakord. Ky vendim i BE vjen pas stabilizimit të situatës me virusin në vend. Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën epidemiologjike në vend. Apelojë tek qytetarët se ende vlejnë masat për mbrojtjen nga virusi Covid 19. Pandemia nuk ka mbaruar në vendin tonë, as në vendet e rajonit dhe as në botë, ka akoma raste aktive dhe të infektuar të rinj, gjë e cila në një mënyrë është kërcënim se mundemi përsëri të goditemi nga virusi, kështu që ne duhet t’i përmbahemi masave të mbrojtjes”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë maqedonase, Venko Filipçe.

“Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, ka shkruar ministrja e Shëndetësisë shqiptare, Ogerta Manastirliu.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img