Ersi Vela, studente
Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u dhanë shumë premtime me afate joshëse për përfundimin e procesit të rindërtimit. Një ndër këto premtime jepte vjeshtën e vitit 2022 si afatin e përmbylljes së procesit të rindërtimit. Por gjatë një verifikimi në Durrës, një nga zonat më të dëmtuar nga tërmeti, ka ende banorë që nuk kanë hyrë në banesat e premtuara, madje procesi i rindërtimit ka reultuar edhe më i komplikuar nga ç’pritej.
Në një deklaratë të dhënë në shtator 2021, pas mbledhjes sw Kwshillit tw Ministrave, ministri i Rindwrtimit nw atw kohw deklaroi se procesi i rindwtimit do mbyllej nw shtator 2022.
“Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë dhe do të doja të ndaja me ju vendimet kryesore duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intensitet. Sot i kaluam me VKM fondit shqiptar rreth 30 mln dollarë për të vijuar punën në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë për të mbaruar punët në shtator 2022.”- deklaroi Ahmetaj në atë kohë.
Mirëpo, familjet e pallatit nr. 18 në “Lagjen 13” Durrës janë ende në pritje të ndërtimit të pallatit të tyre. Në zonën ku ky pallat është shembur, ende nuk ka asnjë shenjë të nisjes së këtij procesi. Qytetarët e Durrësit, i cili u prek më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit, vijojnë të enden dyerve të institucioneve vendore me shpresën e marrjes së një përgjigjeje për rindërtimin e apartamenteve të tyre.
Në bisedën e zhvilluar me njërin prej banorëve të pallatit doli një tjetër detaj. Sipas shtetasit T.L. shembja e pallatit ishte e qëllimshme dhe e padrejtë, sepse në verifikimet e bëra nga specialistët e fushës, apartamentet janë cilësuar si DS3, pra për rikonstruktim. Shembja e pallatit sipas banorëve u bë 2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit.
Banori T.L. tregon se pas fatkeqësisë natyrore, familja e tij ka marrë një dëmshpërblim prej 500 000 lekësh. “ Çdo qindarkë të atyre parave e shpenzova për të bërë riparimet e shkaktuara nga tërmeti. Por, Bashkia e prishi pa na lajmëruar. Kur shkojmë në institucion për të marrë informacion se kur do të fillojnë punimet, jo vetëm që nuk na japin një përgjigje konkrete, por më thonë se duhet të kthesh paratë mbrapsht”, thotë i shqetësuar T.L, i cili shton se bashkia i ka propozuar të zhvendoset në një nga shtëpitë e ndërtuara në zonën e Kënetës, por ai ka refuzuar duke këmbëngulur se do të jetojë në zonën ku ka blerë aprtamentin.
Mbështetja e vetme që kanë patur banorët gjatë kësaj kohe ishtë bonusi i qirasë, i cili në disa raste vonohej, sipas tyre.
Ky shkrim është zhvilluar nga studentët në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve mbi verifikimin e Fakteve dhe anëtarësimi i Shqipërisë në EU” i mbështetur nga Ambasada Suedeze.