.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëRindërtimi i shkollës 9 vjeçare në Rrogozhinë, një premtim ende brenda afateve

Rindërtimi i shkollës 9 vjeçare në Rrogozhinë, një premtim ende brenda afateve

Në Rrogozhinë, vijon rindërtimi i shkollës 9 vjeçare “Qamil Gjuzi”, një projekt rreth 137 milionë lekë të reja ashtu siç është premtuar nga kryebashkiaku vitin e kaluar. Aktualisht, nxënësit e kësj shkolle po mësojnë me turne në një tjetër shkollë, aktualisht e vetmja në Rrogozhinë, duke shpresuar që ndërtesa e re të përfundojë brenda afatit.

Patris Pustina

Në nëntor të vitit 2021 kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dha lajmin se Rrogozhinës do t’i shtohet një shkollë e re 9-vjeçare e ndërtuar brenda çdo standarti europian.  Shkolla 9-vjeçare “Qamil Gjuzi”, premtoi ai, do të ndërtohet nga fillimi pas dëmtimeve që pësoi gjatë tërmetit të 2019.

Postimi i kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla, më 25 nëntor 2021

Dy ditë pas këtij njoftimi, më 27 nëntor 2021, filloi shembja e godinës së shkollës. Që atëherë, kryebashkiaku Memolla ka postuar shpesh mbi mbarëvajtjen e punimeve për ndërtimin e kësaj shkolle.

Në shtator të këtij viti, Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion Bashkisë Rrogozhinë për t’u interesuar mbi ndërtimin e shkollës “Qamil Gjuzi”. Gati një muaj më vonë, Bashkia ktheu përgjigje duke na bërë të ditur se projekti që ka kushtuar 137 milionë lekë nuk ka përfunduar ende.

Përgjigja e Bashkisë Rrogozhinë kërkesës për informacion nga Faktoje

Në tetor të këtij viti, Faktoje udhëtoi drejt Rrogozhinës për të verifikuar në terren. Tabela e projektit që gjetëm në kantierin e shkollës “Qamil Gjuzi” tregon si fillim të punimeve datën 26 nëntor 2021, ndërsa afati i realizimit, edhe sipas të dhënave të tenderit, është 16 muaj.

Nga vëzhgimi në terren, rezulton se punimet për godinën vijojnë dhe sipas kontratës ato duhet përfundojnë në Prill të vitit 2023.

Punimet në shkollën 9-vjeçare “Qamil Gjuzi” në Rrogozhinë, 5 tetor 2022

Një godinë ishte ndërtuar dhe vënë tashmë në dispozicion të nxënësve. Megjithatë, sipas banorëve, ajo është e pamjaftueshme për 261 nxënësit që e frekuentojnë. Për këtë arsye, mësimi bëhet me turne.

Duke qenë se punimet në këtë shkollë vijojnë dhe janë brend afatit të kotratës, këtë premtim do ta konsiderojmë të mbajtur. Faktoje do të mbajë në monitorim ecurinë tij, duke iu përmbajtur afateve të përcaktuara.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img