.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëRikostruksioni i rrugës së varrezave në Sanxhak në Kurbin, jashtë afatit të premtuar

Rikostruksioni i rrugës së varrezave në Sanxhak në Kurbin, jashtë afatit të premtuar

Në Sanxhak të Kurbinit, rruga e që çon drejt varrezave, prej vitesh është kthyer në “gangrene” për banorët e zonës, por dhe për ata vizitojnë të afërmit e tyrë që prehen në varreza. Kryebashkiakja Majlinda Cara, mori angazhimi se punimet për rehabilitimin e kësaj rruge do të përfundonin brenda afatit të përcaktuar prej dy muajsh. Por edhe se pse ka kaluar afati i punimeve, rikostruksioni i rrugës dhe rehabilitimi i infrastrukturës, ende nuk ka mbaruar.

Fshati Sanxhak i Kurbinit, edhe pse ndodhet pak kilometra larg qytetit të Laçit, vuan mungesën e infrastrukturës rrugore. Kjo problematikë thellohet edhe më shumë kur bëhet fjalë për rrugën, e cila të drejton të varrezat e fshatit.

“Një erë e rëndë vinte sa herë që kaloja në atë rrugë, secila familje nxirrte kanalin e vet të ujërave të zeza në rrugë. Pavarsisht se llogaritej si një rrugë për të kaluar makinat, por vetëm ashtu që nuk ishte. Të paktën të bëhet për respekt të të vdekurve, sepse është rrugë që të çon në varreza. Kur mësova që do bëhej rikonstruksioni u gëzova pa masë, edhe pse nuk është rrugë e lagjes time, sepse në fund të fundit është rruga e varrezave. Them sa mirë sepse është në të mirën e të gjithëve “- shprehet Maria, banore nga Sanxhaku, e cila pas vdekjes së nënës i duhet ta përshkojë këtë rrugë  një herë në javë.

Në dijeni të kësaj problematike është edhe vetë kryetarja e bashkisë Majlinda Cara, e cila në 17 qershor njoftoi nisjen e punimeve për rehabilitimin e rrugës së varrezave, një kërkesë e kahershme dhe e vazhdueshme e komunitetit të zonës, sipas saj.

*Njoftimi i bërë në faqen zyrtyare të kryebashkiakes Majlinda Cara në 17/06/2021

Ndër të tjera kryebashkiakja premton se projekti do të përfundojë brenda dy muajve, gjë e cila duket edhe nga një foto e bërë përpara tabelës së projektit.

*Kryebashkiakja Majlinda Cara duke treguar tabelën e  projektit

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion bashkisë për të mësuar nëse projekti kishte përfunduar. Në përgjigjen e saj, Bashkia Kurbin shkruan se rruga ende nuk ka përfunduar dhe se pritet sipas afateve të kontratës së lidhur me operatorin.

*Përgjigjja nga bashkia Kurbin për Faktoje.al

Faktoje ndoqi në terren çështjen ku nga vëzhgimi pamë se punimet kishin ngelur në të njëjtën fazë, në të cilën kryebashkiakja kishte bërë inspektimin. Tre muaj pas premtimit të bërë, rruga e varrezave në fshatin Sanxhak ende nuk ka përfunduar edhe pse afatetet e punimeve janë shkelur.

*Rruga për në varrezat e fshatit Sanxhak  04/09/2021

*Rruga për në varrezat e fshatit Sanxhak  04/09/2021

*Rruga për në varrezat e fshatit Sanxhak  04/09/2021

Saga e  rikonstruktimit të kësaj rruge, që në mënyrë zyrtare ka nisur në vitin 2018, sipas dokumentave të një tenderi të shpallur nga bashkia Kurbin hartimi i projektit të kësaj rruge së bashku me rikonstruksionin e rrugës së Tankeve ka kushtuar 738 150,00 lekë.

*Tenderi i hartimit të projektit

Megjithatë pavarësisht ndryshimit të kryebashkiakëve, rruga ende është e pa rikonstruktuar. Nga një kontroll i kryer edhe në pagesat e thesarit të shtetit, mësuam se edhe likuidimi për pagesën e projektit është kryer në muajin gusht, duke bërë që afati për ndërtimin e rrugës të kërkoj edhe më shumë se dy muaj të tjerë për t’u përfunduar.

 

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo, premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img