.

.

Rrenat e Ballkanit V

1

Franca ka dërguar trupa për të luftuar kundër Rusisë në Ukrainë.

Fakt shpjegues: Mediat shqipfolëse kanë raportuar në 6 maj se trupa të rregullta franceze janë dëguar për të luftuar kundër Rusisë në Ukrainë. Megjithatë, vetë Ministria e Jashtme franceze e ka mohuar mobilizimin e trupave franceze. Në një postim të 6 majit në Twitter, Ministria e quajti pretendimin “lajm të rremë” dhe deklaroi se “Franca nuk ka dërguar trupa në Ukrainë.”

2

Martesa e çiftit LGBT në Bashkinë Tiranë u përdor për protesta që kërkojnë marrjen e masave kundër komunitetit

Fakt shpjegues: Koalicioni “Pro Familjes dhe Jetës”organizoi protesta që synonin jo thjesht të ndalojë martesat ndërmjet dy vajzave apo projektligjin për njohjen e identitetit gjinor, por edhe të kërkojë disa MORATORIUME për ndalimin e birësimit të fëmijëve nga personat LGBTQIA+ apo ndalimin e organizatave dhe subjekteve që promovojnë direkt ose indirekt apo janë të përfshira në axhendat dhe propagandën LGBQ.

3

Franca dhe Serbia lidhën marrëveshje që kjo e fundit të blinte 12 avionë luftarakë.

Fakt shpjegues: Ekzistenca e kësaj marrëveshjeje u pohua vetëm nga ana e Serbisë, ndërsa mediat franceze rapotuan se Francës i mungojnë garancitë ‘gjeopopolitike’ për të lidhur një marrëveshje të tillë.

4

Presidenca e Maqedonisë së Veriut e hoqi shqipen nga faqja zyrtare

Fakt shpjegues: Faqja zyrtare e presidencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron opsionin për ta parë atë në gjuhën shqipe dhe anglishte, krahas gjuhës maqedonase.

5

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç paralajmëroi nisjen e një konflikti global në rast të vijimit të luftës në Ukrainë.

Fakt shpjegues: Mundësia e nisjes së një lufte globale përsëritet prej tre vitesh tashmë nga të njëjtat burime për qëllime politike. Më i fundit ishte rasti i presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili paralajmëroi nisjen e një konflikti global në rast të vijimit të luftës në Ukrainë. Për ekspertët kjo “ringjallje” e tezës vjen nga Vuçiç për t’i shërbyer interesave të tij dhe të Serbisë, si formë presioni ndaj Perëndimit.

6

Moska akuzoi NATO-n se po përgatit sulm bërthamor ndaj Rusisë

Fakt shpjegues: Prej nisjes së luftës në Ukrainë, veçanërisht Rusia e ka risjellë në “tavolinë” këtë mundësi me qëllim ushtrimin e një presioni ndaj perëndimit për të mos ndërhyrë. Sipas ekspertëve kjo narrativë risillet nga Rusia në momente krizash, por edhe zgjedhjesh pasi është e vetmja gjë me të cilën Rusia mund të kërcënojë dhe trazojë Perëndimin.