.

.

Rrenat e Ballkanit IV

1

Vuçiç shkarkoi kryetarin e komunës së Preshevës

Fakt shpjegues: Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Preshevës u shkarkua me vendim të qeverisë së Serbisë dhe jo presidentit Aleksandar Vuçiç. Qeveria e Serbisë është përgjegjëse për shpalljen e zgjedhjeve lokale dhe shpërberjen e asamblesë parlamentare lokale. Pasi u shpallën zgjedhjet e reja për Beogradin dhe komuna të tjera, Shqiprim Arifi ishte një nga zyrtarët që humbi postin pas shkrirjes së asamblesë parlamentare të komunës.

2

87 mercenarë shqiptarë janë vrarë në Ukrainë

Fakt shpjegues: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për të vrarë me nënshtetësi shqiptare, të përfshirë në konfliktin e armatosur Rusi-Ukrainë.

3

Shanset që Republika Srpska të bashkohet me Serbinë së shpejti janë zero

Fakt shpjegues: Edhe pse Bosnje Hercegovina është një shtet që nuk funksionon në këtë format në të cilin është vendosur nga marrëveshja e Dejtonit në 1995-n, që e ka ndarë vendin praktikisht në dy pjesë, e vetmja mënyrë që ajo të shkëputet është duke ndryshuar këtë marrëveshje me miratimin e fuqive Perëndimore, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë të paktën në të ardhmen e afërt.

4

Kryetari i Komunës së Haraçinës u plagos në atentatin ndaj tij

Fakt shpjegues: Pretendimi është përgënjeshtruar nga Ministria e Punëve të Brendshme e RMV. Me anë të një njoftimi të postuar në Facebook, Ministria ka sqaruar më 1 prill se kryetari i Komunës nuk është lënduar.

5

Gabriel Escobar është shkarkuar nga detyra si i dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor

Fakt shpjegues: Një numër portalesh raportuan në fillim të Majit se zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar ishte shkarkuar nga detyra si i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor për konflikt interesi që cënon neutralitetin e tij si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi. DASH përgënjeshtroi pretendimin e ngritur duke sqaruar se në fakt Escobar nuk është shkarkuar, por do të transferohej në javët në vijim për një pozicion tjetër brenda shërbimit diplomatik amerikan.

6

NATO nuk ka dërguar trupa për të luftuar në Ukrainë

Fakt shpjegues: Ndihmat që NATO i ka dhënë Ukrainës që prej nisjes së luftës nga Rusia, shpesh janë keqinterpretuar në media si pjesmarrje aktive në luftë përmes trupave ushtarake. Në fakt, një zyrtar i NATO-s njoftoi Faktojen se aleanca “Nuk ka plane për trupa luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë.”