.

.

BallinaPertejZgjedhjetZgjedhjet në Korçë, numërimi fillon nga Pusteci

Zgjedhjet në Korçë, numërimi fillon nga Pusteci

Xhensil Shkëmbi

Kutia e parë që u numërua në qarkun e Korcës, aty rreth 22.00 të mbremjes është ajo e Pustecit ku në kutinë e parë rezultuan 130 vota për PS-në dhe 52 për PD-në. Pjesëmarrja në nivel qarku në Korcë ditën e zgjedhjeve ishte 41.49% ndërkohë që në vitin 2021 ka qenë  46.14%

Ecuria e votimit

Procesi i votimit në qarkun e Korçës, në të 6 bashkitë e qarkut dhe në të 420 qendrat e votimit vijoi normalisht dhe në qetësi.

Procesi zgjedhor në qarkun e Korçës zhvillua në një atmosferë të qetë, pa raportime zyrtare për incidente madhore që mund të cënojnë integritetin e votës. Autoritetet lokale gjate diites nuk moren asnjë denoncim nga qytetarët lidhur me tentativa për blerje vote apo shpërndarje të pazakontë ndihmash, parash apo favoreve të tjera në funksion të fushatës elektorale.

Qarku i Korçës ka 10 mandate, 3 kandidatë për deputetë janë në listën e mbyllur dhe 10 në listën e hapur.

SHIFRAT

Qarku i Korçës ka 10 mandate, 3 kandidatë për deputetë janë në listën e mbyllur dhe 10 në listën e hapur.

Të drejtë vote në qarkun e Korçës kanë 266.794 zgjedhës, ndër ta 38 gra në burgun e Pojskës dhe 220 të burgosur e paraburgosur në burgun e Drenovës.

20.600 shtetas emigrantë nga qarku i Korçës janë regjistruar nga diaspora, ndërkohë sipas KQZ që kanë mbërritur 72% e zgjedhjeve te regjistruar.

Qarku i Korçës ka 10 mandate, 3 kandidatë për deputetë janë në listën e mbyllur dhe 10 në listën e hapur.

Në zgjedhjet e vitit 2021 pjesëmarrja në votime ishte 46.14%.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste fitoi 6 mandate me 60.543 vota, ndërsa Partia Demokratike siguroi 5 mandate me 50.479 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë) mori 8.493 vota, por nuk arriti të fitojë asnjë mandat. Për zgjedhjet e 11 majit 2025.Pogradec

Në Pogradec është arrestuar në flagrancë një 63-vjeçar, pasi goditi fizikisht një anëtar të komisionit zgjedhor, pjesëtar i Partisë Socialiste, në Qendrën e Votimit nr. 3901. Ngjarja ndodhi pas një debati mes vajzës së tij, kryetare e komisionit në këtë qendër, dhe anëtarit të komisionit lidhur me votimin e personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve me shoqërues. L.T. akuzohet për “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Pas incidentit të ndodhur në Pogradec, Policia e Shtetit njoftoi se rreth orës 13:00, tre nipërit e shtetasit të arrestuar kanë shkuar në banesën e komisionerit , dhe kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, bashkëshortes dhe djalit. Ky i fundit është dërguar në spital dhe po merr mjekim jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja ka bërë kallëzim në Komisariat.

Fushata pa incidente të mëdha

Fushata elektorale në qarkun e Korcës ka vijuar pa incidente të mëdha, por me debat politik mes kandidatëve. Por, pavarësisht këtyre tensioneve bashkëpunimi mes autoriteteve vendore dhe policisë është vlerësuar si i qetë dhe funksional. Ndërkohë, komunitetet e margjinalizuara, si ai rom dhe egjiptian, janë të përfshira në procesin zgjedhor, pa pasur deri tani sinjalizime për përpjekje për manipulim apo përjashtim të tyre.

Premtimet

PS ka “rifabrikuar” premtimet e vjetra stadiumin e ri, ski pista, rikonstruksionin e pallatit të sportit, përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale, ndërsa këto zgjedhje nuk pati asnjë premtim BIG.

Nga ana tjetër PD ka “luajtur” me premtimet kombëtare dhe jo lokale

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img