.

.

Problemet në qendrën shëndetësore Kamëz

Ledjana Dobrushi

Sistemi shëndetësor paraqet problematika të theksuara në shumë qytete. Shqipëria është vendi që në mënyrë të vazhdueshme ka shpenzuar më pak nga buxheti i saj për shëndetin siç raportohet edhe nga artikujt faktverifikues.

Nisur nga kjo problematikë, ne bëmë një vëzhgim në qendrën shëndetësore të Kamzës, gjatë muajit dhjetor, ku raportohet të ketë pasur fluks të pacientëve me komplikacione pas gripit apo të tjerë me probleme kardiake, etj.

Kamza edhe pse një qytet me popullsi mbi 90.000 banorë, nuk arrin të plotësojë kushtet e duhura për t‘u ofruar një shërbim cilësor qytetarëve.

Një banor tregoi përvojën e tij pasi iu drejtua kësaj qendre shëndetësore pas problemeve gastro-intestinale, për të marrë trajtim.

“Nuk ndihesha mirë dhe shkoj dhe i drejtohem qendrës shëndetësore  Kamëz , dhe aty ndeshem me një rradhë të gjatë pritjeje për shkak të mungesës së krevateve, dhe sikur të mos mjaftonte kjo pacientët ishin të detyruar  të blinin vetë qetësuesin ne farmacinë që ndodhej përballë, pasi qendra nuk e ofronte.“-thotë banori.

“Infermieret po bënin të pamundurën që të perballonin fluksin që kishte aty. Të gjithë pacientët po ankoheshin, sepse kishin nevojë për ndihmë, por për shkak të mangësive të qendrës nuk merrnin kujdesin e duhur në kohë. Si pasojë ata detyrohen të drejtohen drejt QSUT-së. Mungesa e karrigeve e vështirësonte edhe më shumë situatën, pasi përveç se nuk merrnin dot ndihmën e mjekut pacientët nuk kishin vend ku të uleshin dhe të prisnin rradhën e tyre.

Nga biseda me Mimozën, infermiere në qendrën shëndetësore Kamëz, mësuam se aktualisht  nuk  ka mungesa  në mbulimin e shërbimit me mjek, mjek roje apo infermiere.

“Por ajo që është shqetësuese për ne, është mungesa e kushteve  në shërbim ndaj pacientit çka e bën edhe më të vështirë  trajtimin e duhur. Kjo nënkupton që pacienti, kur drejtohet në qendrën tonë nuk arrin të marrë shërbimin e duhur, nuk arrin që ne t’i bëjmë mjekim afatgjatë.

Çdo ditë në shërbimin e urgjencës përballemi me sfidat ku më të shpeshta janë krizat hipernitensive, alergjitë e ndryshme, intoksikacionet alkolike gati edhe jetëkërcënuese.”.

Në lidhje me problematikën e paraqitur, ne kërkuam një takim me drejtuesen e qendrës shëndtetësore në Kamëz si dhe lejen për të fotografuar mjediset brenda, por përgjigjja e saj ishte refuzuese dhe e paarsyetuar.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img