Pretendimi: Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Joe Biden patën pritje të ndryshme në Peru

Verdikti: Mungon konteksti

————————————————————–

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë zhgënjyer me pritjen jo mjaftueshëm madhështore që presidenti amerikan Joe Biden ka marrë në Peru, sidomos në krahasim me pritjen e presidentit kinez Xi Jinping. Si provë për këtë pretendim shfaqet një krahasim i dy fotove: në njërën ku shfaqet presidenti kinez dhe homologu i tij peruan duke parakaluar mbi një tapet të kuq dhe përpara trupës ushtarake, dhe në tjetrën, presidenti në largim Biden, duke shtrënguar duart me një zonjë. 

Biden dhe Xi Jinping mbërritën në Peru më 14 nëntor për samitin APEC dhe G20. Dy presidentët patën një takim më 16 nëntor.

Megjithatë, përveç tapetit të kuq në shkallët e avionit, video e plotë nga zbarkimi i Biden më 14 nëntor, tregojnë se ai mori të njejtën pritje si ajo e Xi Jinping. Pasi shtrëngoi duart me zonjën në foton e publikuar në rrjet, Biden pritet nga homologu peruan dhe përfaqësues të tjerë të vendit mikpritës. Në sfond duken edhe trupa ceremoniale ushtarake peruane. 

Ky krahasim i pritjeve të delegacioneve kineze dhe zyrtarëve amerikanë dhe evropiane përsëritet së fundmi në rrjetet sociale si një shenjë e mungesës së respektit ndaj këtyre të fundit. Nevojitet të nënvizohet se Kina ka një nga protokollet ceremoniale më të detajuara në të gjithë botën duke i qëndruar strikt detaje minimale, ndërkohë që shumë demokraci perëndimore kanë hequr dorë nga këto protokolle për arsye praktike.