Pretendimi: Ish-presidenti amerikan Barack Obama është ekzekutuar në 2020

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————————–

Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon pretendimi i pazakontë se ish-presidenti amerikan Barack Obama “u ekzekutua me plumb mbas koke” në vitin 2020. 

Si zakonisht, ky pretendim i jashtëzakonshëm nuk shoqërohet me ndonjë provë, aq më pak të jashtëzakonshme.

Barack Obama shërbeu si president i ShBA nga viti 2008 në 2017, si afro-amerikani i parë që mbante këtë pozicion në historinë e vendit.

Pas përfundimit të dy mandateve, ai vijoi të ishte aktiv në politikë, duke bërë fushatë për kandidatët demokratë në zgjedhje të ndryshme në ShBA, përfshi dhe fushatën presidenciale të ish-zëvendësit të tij, Joe Biden, i cili u zgjodh në 2020.

Në 20 janar 2021, një vit pasi konspiracionistët pretendojnë se ai u ekzekutua, Obama mori pjesë në ceremoninë e betimit presidencial të Biden.

Së fundmi, më 24 maj 2025, Obama u pa në publik kur i bëri një vizitë surprizë një restoranti në lagjen Bronzeville të Chicago.

Pretendimi se Obama është vrarë në 2020 është qartazi i rremë.