.

.

Home Pertej Verifikimi i lajmeve në Facebook Presidenti Biden i ktheu shpinën publikut për të nderuar flamurin amerikan

Presidenti Biden i ktheu shpinën publikut për të nderuar flamurin amerikan

0
Presidenti Biden i ktheu shpinën publikut për të nderuar flamurin amerikan

Pretendimi: Presidenti Biden i kthen shpinën publikun gjatë ceremonisë së 80-vjetorit të zbarkimit të
aleatëve
Verdikti: Mungon konteksti

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden u kthye papritur gjatë ceremonisë përkujtimore të D-Day në Francë për të nderuar flamurin amerikan. Postime në rrjetet sociale po i japin zë teorive se Biden nuk është më i aftë për të drejtuar vendin.

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet teksa presidenti amerikan, Joe Biden kthehet papritur gjatë ceremonisë përkujtimore të D-Day në Francë. Qëllimi i këtyre pamjeve është që t’i japin më tepër zë teorive se Biden nuk është i aftë për të drejtuar ShBA-në.

Pamjet shumë të diskutueshme të Bidenit gjatë festimeve të 80-vjetorit të zbarkimit të Normandisë…Nxirrni vetë përfundimet tuaja”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Por, cila ishte arsyeja që Biden u kthye papritur gjatë ceremonisë? Raportimet në mediat e huaja argumentojnë se Shefi i Shtëpisë së Bardhë është kthyer për të nderuar himnin në nder të të rënëve në luftë.  

E titulluar “taps”, pjesa e luajtur me trombë, është një lloj melodie e ngulitur thellë në traditën ushtarake, e cila luhet në përkujtim të ushtarëve që dhanë jetën për kombin, nga Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara. Tradita e nderimit të këtij himni, e shoqëruar edhe më ngritjen e flamurit, rekomandon për ushtarakët nderimin me dorën pranë kapeles, ndërsa për civilët vendosjen e dorës së djathtë mbi zemër.

Ky nderim nuk ka qënë pjesë e protokollit zyrtar dhe kjo ka bërë që pas presidentit Biden që u kthyer në drejtim të një flamuri amerikan dhe veteranëve që qëndronin në pjesën e pasme të skenës, të kthehen pas disa momentesh hezitimi edhe holomogu i tij francez, Emmanuel Macron dhe zonjat e para, Jill Biden dhe Brigitte Macron.

Video e plotë e ceremonisë, në pjesën 4:48 minuta, tregon një flamur amerikan të vendosur pas podiumit presidencial si dhe të gjithë skenografinë që është e veshur në pjesën e pasme me flamurët amerikanë, që duket se ka qenë arsyeja kryesore që ka çuar Biden që të kthehet mbrapa.

Skena e veshur me flamurë amerikanë

Presidenti Joe Biden mori pjesë në nderimet me rastin e 80-vjetorit të Ditës të Zbarkimit të Aleatëve për të çliruar Francën nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

Faktoje ka verifikuar edhe më herët informacione të rreme që kanë qarkulluar në lidhje me të njëjtën ceremoni.

Previous article I pasaktë miti për përzënien nga 109 vende të hebrenjve
Next article Kjo nuk është foto e një viktime në Gaza, por një kostum Halloween-i
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.