.

.

BallinaPertejPrekshmëria ndaj COVID-19: Pse disa persona sëmuren kaq shumë?

Prekshmëria ndaj COVID-19: Pse disa persona sëmuren kaq shumë?

Përshtatur nga artikulli i Dr. Mark Jay Zucker në Med Page Today

Pse disa persona të prekur me koronavirusin SARS-CoV-2 që shkakton COVID-19 janë shumë të sëmurë ndërsa të tjerë e vërejnë infeksionin me vështirësi tek vetja e tyre?

Sigurisht, kjo pyetje duhet të ketë kaluar në mendjen e thuajse të gjithëve. Për vite me radhë, praktikuesit e mjekësisë janë përballur (dhe vazhdojnë të përballen) me një situatë të ngjashme me një tjetër infeksion global: tuberkulozin. Ashtu si SARS-CoV-2, jo të gjithë personat, nga 10 milionë individët që infektohen çdo vit, zhvillojnë një sëmundje që të rrezikon jetën. Pjesa më e madhe, në fakt, mbeten asimptomatikë.

Ky vëzhgim, të cilit i referohen si “prekshmëria diferenciale”, njihet që mund t’i atribuohet faktorëve socio-ekonomikë (të cilat qartësisht luajnë një rol), por gjithashtu diferencave gjenetike, të cilat së bashku me faktorët ambientalë, ndërveprimit njeri-virus, gjinisë, ndoshta tipit të gjakut, dhe plakjes përcaktojnë përgjigjen imunitare dhe probabilitetin e zhvillimit të sëmundjes.

Ideja që një person mund të fuqizojë sistemin e tij imunitar dhe të ruhet nga sëmundjet duke përdorur suplemente ditore, duke përfshirë vitaminat C, D dhe zinkun shpeshherë propagandohet nga “avokatët” e vitaminave dhe lidhjes ushqim-shëndet, por fatkeqësisht, kjo gjë ende nuk është vërtetuar. Përkundrazi, përgjigja imunitare është më shumë një pasojë e cilit variacion të kodifikimit gjenetik për proteinat dhe receptorët që një individ ka trashëguar ng prindërit e tij ose të saj. Në të vërtetë, prekshmëria dhe përgjigja ndaj infeksionit është me shumë gjasa e përcaktuar që në ngjizjen e njeriut.

Një një webinar të përbashkët prej 4 orësh mbi COVID-19, mes Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë dhe Shoqatës Kineze Kardiovaskulare, u vëzhgua se efikasiteti i terapisë antivirale ishte i paqartë pasi sëmundja të ishte përcaktuar përfundimisht. Disa klinicienë sugjeruan se dëmtimi i mushkrive, edhe pse i nxitur nga virusi, acarohet nga përgjigja imunitare e pacientit. Kjo, pavarësisht se përgjigja ndaj infeksionit është normalisht një ndërveprim kompleks, i orkestuar ngushtësisht dhe i vetë-kufizuar, ndoshta (për shkak të diferencave gjenetike) përgjigja imune tek pacientët më të sëmurë është shumë agresive në mënyrë të papërshtatshme, ose shumë ngulmues pavarësisht përmirësimit viral, duke acaruar dëmtimin. Ne nuk e dimë.

Ajo çfarë ne dimë, për të perifrazuar Yogi Berran, është se mund të mësohet shumë thjesht duke vëzhguar. Vdekshmëria në masën 10% të SARS-CoV-2 në veriun e Italisë dhe në familjes italo-amerikane ne Neë York, në të cilën ndërruan jetë 4 persona nga 11 anëtarë të familjes dhe dy të tjerë u shtruan në spital në gjendje kritike, sugjeron më tej faktin se forca goditëse e virusit varet nga pacienti, gjë që përcaktohet nga gjenetika e tij.

Ndërsa situata në Itali është sigurisht tragjike, duhet të nxirren shumë mësime nga eksperienca e tyre. Mund të jetë e vërtetë se infrastruktura e kujdesit mjekësor është mbingarkuar nga ky infeksion, por pyetja së cilës i duhet dhënë përgjigje është: pse disa kohorta dhe etni pacientësh kanë probleme më të mëdha me këtë virus se të tjerët? Çfarë faktori ka popullata në Itali dhe përbërja e tyre gjenetike (përtej thjesht moshës) që shpjegon përqindjen e fatalitetit që është 7 deri në 10 herë më e lartë se në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani?

Në aspektin afatshkurtër, sigurisht është përgjegjësi e jona, si fizikanë, që të zhvillojmë algoritme për të ndihmuar parashikimin se cilët pacientë të COVID-19 janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar një kurs më agresiv dhe përkeqësues në krahasim me 80% të pacientëve që përjetojnë vetëm simptoma të vogla në kufizimin e rrugëve të frymëmarrjes. Në aspektin afatgjatë, megjtihatë, na duhet që të kuptojmë më mirë “prekshmërinë diferenciale” brenda një popullate, jo vetëm për SARS-CoV-2, por për të gjitha infeksionet, ato të njohura dhe ato me të cilat ende nuk jemi përballur.

Po bëhet gjithmonë e më e dukshme që ky infeksion nuk do të zhduket si me magji. Pavarësisht kësaj, mesazhi kyç që nuk duhet humbur në një kohë ankthi global është se edhe pa algoritmet dhe terapitë që shënjestrojnë sëmundjet, shumica e individëve të infektuar me SARS-CoV-2 nuk do të sëmuren në mënyrë kritike, nuk do të kenë nevojë të shtrohen në spital dhe nuk do të vdesin. Me kalimin e kohës, sa më shumë persona të testohen, aq më i vërtetë do të jetë përqindja e fatalitetit që me të cilën do njihemi. Me shumë gjasa do të jetë edhe më e ulët se kuota aktuale prej 1.0% deri në 1.5%

Mes shumë arsyeve për të cilat ekspertët dhe zyrtarët e shëndetit publik janë kaq të shqetësuar është se koha në të cilën ky virus shumë ngjitës, i cili mund të infektojë më shumë se 50% të popullatës, është kompresuar, është javë në vend që të ishte muaj, dhe ka stresuar, në mos mbingarkuar burimet e strukturave të kujdesit shëndetësor. Një gjë është e sigurtë: nëse jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, evenntualisht do të fokusohemi në mënyrë retrospektivë në çfarë mund të ishte bërë ndryshe për t’u përgatitur, dhe të përdorim mësimet e nxjerra nga kjo eksperiencë për të identifikuar në mënyrë proaktive strategji për pandeminë e radhës.

Le të shpresojmë se kjo krizë të tejkalohet në mënyrë gjysëm të suksesshme në meritë të lidershipit të kujdesshëm dhe ndërhyrjes në kohën e duhur nga ekspertë të shëndetit publik dhe zyrtarë të lartë në një shkallë kombëtare dhe rajonale. Nëse veprohet kështu, do të duartrokasim përgjigjet e tyre. Madje mund të jemi të gatshëm që të pranojmë se kemi zbuluar një thesar informativ rreth transmetimit kafshë-njeri të sëmundjeve virale, konceptit të “ndjeshmërisë diferencale të popullatës” si dhe rolet kyçe që gjenetika dhe mosha luajnë në prekshmërinë ndaj sëmundjes.

Tani për tani, megjithatë, duhet të pranojmë që jemi në mes të një krize botërore shëndetësore dhe ekonomike dhe mesazhi i duhur, përtej të qënit të kujdesshëm dhe të larit të duarve, është zhvillimi i durimit qetësisë. Njerëzit do sëmurën, njerëit do përmirësohen dhe ashtu siç tha Annie, “Dielli do dalë sërish nesër”. Dhe mbi atë ju mund të vini bast dollarin tuaj të fundit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img