Pretendimi: Meriton Mjekiqi pësoi aksident dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën

Verdikti: Mungon konteksti

———————

Lajmi mbi aksidentin me makinë të Meriton Mjekiqit u bë viral në mediat online në vendin tonë më 14 shtator. Ngjarja tërhoqi vëmendjen pasi njoftimet e para pretendonin se ish-banori i Big Brother VIP Albania ndodhej në gjendje të rëndë në spital.

Aksidentohet Meriton Mjekiqi, në gjendje kritike për jetën”, ishte titulli kryesor që u nda nga një pjesë e madhe e portaleve informative (link, link, link).

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

I pari që reagoi publikisht ishte gazetari Milaim Zeka, i cili sqaroi se bëhej fjalë për një shpërthim të gomës së makinës. Ai saktësoi se Meritoni nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim fizik dhe jo më të ndodhej në rrezik për jetën. Më pas, edhe ai do të pranonte se kishte gënjyer për të mposhtur një gënjeshtër në portale, duke thënë se ishte pasagjer në makinën e aksidentit.

Pas reagimit të gazetarit, ka qenë partnerja e Meritonit, Ilnisa Agolli, e cila ka hedhur poshtë lajmet që qarkullonin në media, duke konfirmuar se ish-banori i BBVA është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vetë Meritoni bëri të nesërmen një postim në Instagram, ku tregoi se është mirë me shëndet dhe nuk ka asnjë problem.

Ndërkohë, ai ka publikuar foto në rrjetet sociale, ku shfaqet në krah të partneres së tij, Ilnisa Agollit. Meritoni gëzon shëndet të plotë, por portalet vazhdojnë të mbajnë lajmin e rreme në faqet e tyre online.