Pretendimi: Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë djali
Verdikti: E pavërtetë
——————————————————————-
Një lajm që është parë mbi 90 mijë herë në Facebook pretendon se këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë në 25 qershor, duke sjellë në jetë një djalë.
Në brendi të artikullit, shpjegohet se ky lajm bazohet në një postim që bashkëshorti i saj bëri “në rrjetin social Instagram, ku ndau me ndjekësit një foto me nota humori për të njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tyre.”
Megjithatë, po në të njejtën ditë, vetë Zeqiri ka postuar në Instagram për të mohuar lajmet e parakohshme.
“Sipas disa mediave, unë kam lindur tashmë. Ndërkohë foshnja ime është këtu brenda, sikur ende duke u çlodhur. Ju do bëni që të më shpërthejnë ujërat herët,” shkruan ajo.
Megjithëse Zeqiri ka përgënjeshtruar lajmet e lindjes së saj, artikujt në mediat shqipfolëse nuk janë korigjuar.