Faktoje.al po zhvillon një pyetësor që ka për qëllim të shqyrtojë disa aspekte të rëndësishme të sigurisë në shkolla. Ky pyetësor përfshin pyetje që lidhen me sfidat dhe problemet me të cilat përballen nxënësit në mjedisin e shkollës, si dhe ndikimin e rrjeteve sociale në krijimin e tensioneve dhe konflikteve mes të rinjve.
Nëpërmjet këtij pyetësori duam të dimë mendimet e prindërve dhe mësuesve për të identifikuar mundësitë e përmirësimit të sigurisë në shkolla.
Të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, pa marrë më parë pëlqimin tuaj.
Për të ndarë historinë tuaj, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: info@faktoje.al apo përmes rrjeteve tona sociale në Facebook, Instagram, Linkedin.