BallinaFaktometerE vërtetëPD: Durrësi u zbukurua me 42 mijë euro, Tetova i dhuroi 25 mijë eurot e veta

PD: Durrësi u zbukurua me 42 mijë euro, Tetova i dhuroi 25 mijë eurot e veta

MARJO BRAKAJ

Qyteti i Durrësit dhe periferia e tij, përjetuan pasojat më të rënda në jetë njerëzish dhe dëme materiale, nga tërmeti i 26 Nëntorit. Pak ditë pas fatkeqësisë natyrore, Bashkia Durrës zbukuroi qendrën për festa, ndërkohë që më shumë se 13 mijë banorë mbetën në qiell të hapur. “Faktoje” verifikoi një deklaratë të zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa për shumën e shpenzuar sipas saj nga Bashkia Durrës për dekorin  e festave.

————————————————————————————————————————————————————-

Për disa ditë shumë zona të qytetit të Durrësit ku u shkatërruan dhe dëmtuan shtëpi e pallate, i ngjanin një vendi të bombarduar.  Lidhur me menaxhimin e situatës, post-tërmet, zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzoi Bashkinë Durrës se po zhpenzonte 42 mijë euro për dekorin e qytetit për festat e fundvitit ndërkohë që ka ende qytetarë të pastrehë.

Standardi rilindas: zbukurojnë qytetin e Durrësit 42 mijë Euro për festa, kur njerëzit janë akoma rrugëve pa siguri, pa strehim! Ndërkohë Tetova na dhuroi 25 mijë Eurot e dekorit të saj festiv për qytetarët e Durrësit”, tha ndër të tjera Ina Zhupa.

Postimi i Ina Zhupës në Facebook

Zhupa shtoi se Komuna Tetovë (Maqedoni e Veriut) po dhuronte fondin e parashikuar për dekorin e qytetit në ndihmë të familjeve të prekura në Durrës dhe Thumanë.

Nisur nga deklarata e zëdhenëses së Partisë Demokratike, “Faktoje” dërgoi një kërkesë për informacion në Bashkinë Durrës. Ky institucion konfirmoi se shifra e shpenzuar për dekorin e festave të fundvitit ishte 4.936.270 (katër milion e nënteqind e tridhjetë e gjashtë mijë e dyqind e shtatëdhjetë) Lekë pa TVSH. Nga Bashkia Durrës u komunikua se kontrata për zbukurimin e qytetit ishte lidhur me operatorin Iceberg Comunication, kontratë me nr. 459/5, datë 15.11.2019.

 

Përgjigjia nga Bashkia Durrës

“Faktoje” verifikoi edhe faqen zyrtare në Facebook të kryetares së Komunës Tetovë, Teuta Arifi, ku në një postim të datës 26 nëntor 2019, ajo njoftoi se vlera e parashikuar për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit (25.000 Euro) do t’u shkonte si ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.

Postimi i kryetares së Komunës tetovë, Teuta Arifi

“Faktoje” verifikoi edhe tenderin e hapur nga Bashkia Durrës për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Tenderi rezulton të jetë hapur në 16 tetor 2019, me referencë  REF-39814-10-16-2019, dhe fituese u shpall kompaniaICEBERG COMUNICATION” më datë 15 nëntor 2019. Tenderi ka vlerë 4 936 270,00 Lekë, me afat 70 ditor.

Të dhëna të mara nga Open Spendig Albania

Nisur nga deklarata e zëdhënëses për shtyp të Partisë Demokrtaike të bërë përmes një postimi në Facebook më 14 dhjetor 2019, vendosëm ta kategorizojmë si të vërtetë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img