.

.

BallinaPertejZgjedhjetPavarësisht një ditë zgjedhore të qetë, KRIIK vëren problematika me përdorimin e  celularëve dhe votimin familjar

Pavarësisht një ditë zgjedhore të qetë, KRIIK vëren problematika me përdorimin e  celularëve dhe votimin familjar

KRIIK, (Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara) ka vëzhguar procesin zgjedhor si pjesë e shoqërisë civile. Gjatë ditës së sotme, një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, KRIIK ka publikuar gjetjet dhe konkluzionet paraprake pas monitorimit të zgjedhjeve të vitit 2021. Në këtë deklaratë, kjo organizatë joqeveritare bën me dije se ka filluar monitorimin e procesit të zgjedhjeve duke filluar nga data 6 shtator 2020, e cila është dhe dita kur Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, ka dekretuar datën e zgjedhjeve. KRIIK ka vëzhguar zgjedhjet gjatë ditës së votimit nëpërmjet 360 vëzhguesve të stacionuar në 360 Qendra Votimi. Gjatë të gjithë procesit të monitorimit, duke filluar nga data 6 shtator e deri në ditën e sotme, përpara publikimit të gjetjeve, organizata jofitimprurëse ka evidentuar një numër shkeljesh.

Antuela Male nga KRIIK e ka nisur fjalën e saj duke shprehur shqetësimin për klimën tejet të polarizuar që ka shoqëruar periudhën përpara ditës së votimit, e cila ka kulmuar edhe me humbjen e një jete. Ajo është shprehur se vlerësohet tejet pozitiv fakti që retorika polarizuese dhe konfliktuale mes palëve nuk është materializuar edhe në ditën e zgjedhjeve, e cila është konsideruar si e qetë.

Megjithatë, ajo ka kritikuar bllokimin e votimit të qytetarëve me COVID dhe qytetarëve të karantinuar nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, duke mos e justifikuar me argumentet e komitetit teknik, për shkak se shkel të drejtën e votimit.

Gjithashtu shqetësuese është cilësuar Struktura e Mbrojtjes së votës nga Partia Demokratike duke e vënë në dukje si një praktikë parashtetërore.

Një tjetër fakt problematik është prania e reklamave të paguara në Facebook, për të cilat ishte e padeklaruar financuesi, pavarësisht se shkonin në mbështetje të një subjekti të caktuar politik.

Dritan Taulla nga KRIIK është përqëndruar veçanërisht në ecurinë e ditës së votimit, duke thënë se përveç disa problemeve pajisjet elektronike të identifikimit si dhe rasteve sporadike që nuk e kanë kërcënuar integritetin e procesit, ky proces ka qenë i qetë dhe është administruar mirë.

Por as në ditën e votimit nuk kanë munguar problematikat.

“Posterat shpjegues me të cilat KQZ kishte pajisur të gjitha qendrat e votimit dhe posterat me emrat e kandidatëve nuk ishin të afishuara në të gjitha qendrat e votimit. Kjo është problem pasi ul mundësinë për një zgjedhje të informuar të zgjedhësve në ditën e votimit. Në 7% të QV u identifikua se mungonin posterët me procedurat e votimit dhe në 6.5% ishin të munguar posterat me emrat e kandidatëve.” – është shprehur zoti Taulla.

Ajo çka mbetet shqetësuese si është gjithashtu dhe lejimi i zgjedhësve për të përdorur telefonin celular brenda qendrës së votimit , që u vu re në 8% të rasteve, dhe akoma më shqetësuese, lejimi i zgjedhësve për të përdorur telefonin celular në dhomën e fshehtë, evidentuar në 5.1% të QV.

“Problem madhor mbetet votimi familjar, 24.2 të qv vëzhguesit identifikuar së paku një rast të votimit familjar, ndërkohë që në 2.4% janë vërejtur zgjedhës që kanë fotografuar ose tentuar të fotografojnë votën.” – përmbyll zoti Taulla.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img