BallinaPertejParlamenti miraton 'antishpifjen' me 'ndryshimet kozmetike'

Parlamenti miraton ‘antishpifjen’ me ‘ndryshimet kozmetike’

FAKTOJE

Paketa ‘antishpifje’ mori formën e ligjit pas votimit në Kuvend më 82 vota pro, pavarësisht kundërshtive dhe thirrjeve nga shoqatat e gazetarëve për tërheqjen e tij. Ligji sipas maxhorancës i ka marrë parasysh ndryshimet e sugjeruara nga organizmat ndërkombëtare si OSBE, por Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit i konsideron ato një kozmetikë të minutës së fundit që nuk pasqyron ndryshimet e kërkuara nga BE dhe komisionerja europiane Dunja Mijatoviç.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Deklaratë

18 Dhjetor 2019

Në përfundim të votimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të projektligjeve “antishpifje”, rrjeti i organizatave shqiptare të të drejtave të njeriut dhe përfaqësuese të gazetarëve bën këtë deklaratë:
1. Ne dënojmë vendimin e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar projektligjet në kundërshtim të hapur me Komisionin Europian dhe Zyrën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës.
2. Ne i bëjmë thirrje Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta të mos e dekretojë këtë projektligj.
3. Ne bëjmë të ditur se do të nisim një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pjesë e së cilës do të jetë angazhimi afatgjatë për të rrëzuar këto projektligje apo për t’i bërë ato të pavlefshme përmes betejave ligjore dhe qytetare në mbrojtje të lirisë së shprehjes, në gjykatat shqiptare apo në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
4. Ne i bëjmë thirrje gazetarëve të vijojnë punën për të raportuar drejtë dhe saktë dhe të mos frikësohen nga ekzistenca e këtyre ligjeve regresive.
5. Ne angazhohemi të mbështesim çdo gazetar që mund të përballet me padrejtësitë që mund të prodhojë një ligj i tillë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img