BallinaPremtimeOrikum-Llogara, rruga e shumë premtimeve të pambajtura

Orikum-Llogara, rruga e shumë premtimeve të pambajtura

ANXHELA RUÇI

Politikanët në takimet me elektoratin japin shumë premtime, por sa prej tyre arrijnë të përmbushin?

Për rrugën që lidh Orikumin me Llogaranë është premtuar më shumë se tre herë që do të rindërtohet, madje me standarde tërësisht të tjera nga ato që kemi parë deri më sot.(Lexo këtu)

Premtimi më i fundit është bërë nga kryeministri Edi Rama në qershor të vitit 2018, i cili gjatë prezantimit të projekteve të reja për Qarkun Vlorë tha se brenda muajit shtator të po atij viti do të nisnin punimet për rindërtimin e plotë dhe me standarde komplet të tjera të rrugës Orikum – Llogara.

Do nisim punën brenda fillimit të vjeshtës për rindërtimin e plotë, me standarde komplet të tjera të rrugës Orikum – Llogara, nga ‘Porti i Jahteve’, deri në hyrje të Llogarasë”- tha ndër të tjera kryeministri.

Vjeshta e 2018-s iku së bashku me premtimet që kjo rrugë do të rindërtohej. Jemi në prag te sezonit turistik 2019-të dhe referuar premtimit që ka dhënë kryeministri Rama, udhëtarët që do të kalonin përgjatë këtij aksi do të përballeshin me një rrugë në rikonstruksion apo në rastin më të mirë, me një rrugë të përfunduar sipas të gjitha standardeve.

Por nga verifikimet që “Faktoje” kreu në terren, rezulton krejt e kundërta. Jo vetëm që rruga nuk është e rikonstruktuar, por vazhdon të mbetet po njësoj dhe pa asnjë lloj ndërhyrje. Përgjatë saj ende nuk ka një kantier ndërtimi që do mund të nënkuptonte se politika kishte menduar edhe për këtë aks dhe se qytetarët do të shihnin edhe standartet më të mira në të.

Banorët e zonës thanë për “Faktoje” se është premtuar disa herë se kjo rrugë do të ndërtohet, por gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.

Edhe këtë sezon turistik kushdo që do të kalojë nga Orikumi në Llogara, e më pas në drejtim të Rivierës Shqiptare do të duhet të përshkojë të njëjtën rrugë tek e cila ndoshta ka kaluar edhe vitet e shkuara, përsa kohë PREMTIMI i Edi Ramës për ta restauruar këtë aks është i PAMBAJTUR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img