.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookNuk ekziston asnjë kasetë e Hillary Clinton në festat e P.Diddy

Nuk ekziston asnjë kasetë e Hillary Clinton në festat e P.Diddy

Pretendimi: FBI ka sekuestruar një kasetë që tregon ish-sekretaren amerikane të shtetit Hilary Clinton duke vrarë fëmijë në festat e Diddy

Verdikti: E paprovuar

—————————————————

Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon pretendimi se FBI ka sekuestruar një kasetë që tregon ish-sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton duke vrarë fëmijë në festën e reperit të akuzuar për abuzim seksual Diddy.

Postimi i mësipërm duket se është një përkthim i dobët i një artikulli të portalit amerikan The People’s Voice, i njohur më parë si News Punch

Ky i fundit është etiketuar si një portal burim lajmesh të rreme. Sipas një raporti të vitit 2017 nga Buzzfeed, NewsPunch ishte burimi i dytë më i madh i lajmeve të rreme që ishin shpërndarë në Facebook atë vit.

Si zakonisht, artikulli i The People’s Voice nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij. Nuk ka prova që FBI ka sekuestruar ndonjë kasetë të Hillary Clinton duke vrarë një fëmijë në një festë të Diddy.

Reperi dhe producenti Sean Combs, i njohur gjithashtu si Diddy, u arrestua më 16 shtator nën akuzua për “shantazh, trafikim seksual dhe transport për t’u angazhuar në prostitucion.” Prokurori Damian Williams tha se “të paktën nga 2008 e deri më tani, Combs ka abuzuar, kërcënuar dhe detyruar viktimat për të përmbushur dëshirat e tij seksuale, mbrojtur reputacionin e tij dhe fshehur sjelljen e tij.”

Nëse FBI-ja do të kishte gjetur një kasetë të Clinton duke vrarë fëmijë, kudoqoftë, kjo do të kishte çuar në një hetim penal dhe ajo do të ishte arrestuar. Megjithatë, Hillary Clinton mbetet e lirë dhe jo nën hetim për ndonjë krim.

Në fakt, FBI nuk ka thënë se ka sekuestruar ndonjë kasetë të Hillary Clinton në ndonjë festë të Diddy, aq më pak një kasetë në të cilën ajo shihet duke vrarë një fëmijë. Nëse FBI do të kishte nxjerrë ndonjë njoftim kaq tronditës, kjo do të ishte raportuar gjerësisht nga mediat në mbarë botën. Por kjo nuk ka ndodhur.

Këto pretendime riciklojnë një thashethem të pabazë se ekziston një video sekrete që tregon Clinton duke sulmuar dhe vrarë një fëmijë në një ritual sakrifice. Kjo teori konspirative filloi të qarkullonte në vitin 2018 si rezultat i teorisë konspirative Pizzagate.

Nuk kishte asnjë provë të besueshme për këtë pretendim atëherë, dhe ende nuk ka. Pavarësisht pretendimeve virale, asnjë video e tillë nuk është shfaqur ndonjëherë.

Raportohet se hetuesit federalë sekuestruan video nga pronat e Diddy. Një aktakuzë federale e shtatorit 2024 akuzonte se Combs “mbante video që ai filmonte të viktimave që kryenin akte seksuale me punonjëse të seksit”.

New York Post raportoi se kishte parë dhjetëra video të sekuestruara nga hetuesit federalë, të supozuara të marra në festat e Combs, të cilat e tregonin atë duke parë ose duke u përfshirë në akte seksuale midis burrave dhe grave.

Megjithatë, dokumentet e gjykatës dhe raportimet e mediave të besueshme për këto video nuk përmendin as Clinton dhe as vrasjen e një fëmije.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img