.

.

BallinaPertejZgjedhjetNjësia 10 ‘teston’ votimin elektronik, të moshuarit hasin vështirësi

Njësia 10 ‘teston’ votimin elektronik, të moshuarit hasin vështirësi

Njësia numër 10 në Tiranë, me 3,584 zgjedhës, po aplikon për herë të parë votimin elektronik. Që në çeljen e procesit të votimit janë krijuar radhë, veçaërisht në QV numër 1992, të vendosur në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”. Edhe pse ka grupe që demonstrojnë se si votohet elektronikisht, të moshuarit paraqesin vështirësi në momentin e votimit, çka vonon procesin. 

Procesi i votimit në shkollën Avni Rustemi në kryeqytet po vijon me hapa të ngadaltë. Shkak është bërë “para-testimi” i votimit elektronik për personat e  moshuar të cilët njihen për herë të parë me këtë proces.

*Pamje nga qendra e votimit në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, Njësia 10

Radhë të gjata janë vënë re në qendrat e votimit brenda shkollës, veçanërisht në qendrën 1992. Gjatë orëve të para të këtij procesi ka pasur prani të madhe të personave të moshuar, të cilët kanë hasur paqartësi për mënyrën e re të votimit.

Në ndihmë të qytetarëve, në hollin e godinës ishte vendosur një pajisje për të demonstruar sesi votohet elektronikisht, megjithatë në momentin e votimit sërish të moshuarit janë shfaqur të pasigurtë.

*Pajisja në të cilën bëhet prova përpara votimit

*Një  e moshuar e  cila po provon votimin elektronik

N.L 70 vjeç, votuese në njësinë numër 10 në Tiranë, e pyetur nga Faktoje nëse kishte hasur probleme gjatë votimit me sistemin elektronik tha:  

“Ishte shumë e vështire! Ishte në pike të hallit, por hajt më!”

Ky proces ka shkaktuar radhë në votime, duke bërë që të mos respektohet as distanca si pjesë e protokollit anticovid. 

*Qytetarët në shkollën “Avni Rustemi” në radhë duke pritur të nisin votimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img