.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookNjë satirë video e panelistit që shpërthen kundër Forumit Ekonomik në Davos

Një satirë video e panelistit që shpërthen kundër Forumit Ekonomik në Davos

Video e një panelisti të Forumit Ekonomik Botëror, i cili pretendohet se ofendon themeluesin e organizmit global, po bën xhiron e rrjeteve sociale. Faktoje verifikoi se video është e rremë dhe se është thjesht një shaka e bërë nga një influencer.

Përdorues në rrjetet sociale kanë publikuar një video që në dukje tregon të jetë nga punimet e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) që po zhvillohet këto ditë në Davos të Zvicrës dhe ku dëgjohet një nga panelistët që ofendon në transmetim live organizatorët.

Postimendryshme që shoqërojnë videon përgëzojnë autorin e saj, që dikush e cilëson si “gazetar investigativ polarizues”, për kurajon dhe përballjen e guximshme me organizatorët e forumit.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Videoja paraqet një burrë që supozohet se flet në konferencën vjetore të WEF në Davos, Zvicër. Pasi falënderon organizatorët që i dhanë mundësinë për të qenë aty si folës, sjellja e burrit ndryshon papritur. Ai dëgjohet duke fyer themeluesin e Forumit, Klaus Schwab dhe rendin e e ri botëror të krijuar nga ai dhe ato që cilësohen “elitat globale”. Më pas Schwab shihet që del nga skena përpara një publiku që e sheh i pezmatuar.

Ajo që nuk është kuptuar nga përdoruesit që kanë ndarë video është fakti se ajo është jo reale, e postuar nga një person që e quan vetën satirist, Damon Imani. Ai e etiketon qartë videon e WEF si satirë në postimin e tij në rrjetin X.

Video u postua edhe nga senatorë dhe zyrtarë të tjerë, të cilët më pas e ndryshuan dhe kërkuan falje, duke theksuar se video ishte një shaka.

Konferenca vjetore e WEF në Davos është bërë një objektiv i teorive konspirative dhe keqinformimeve rreth synimeve të udhëheqësve politikë dhe të biznesit, të cilët fajësohen si shkaktarë të zhvillimeve të debatueshme ekonomike dhe sociale.

Video është verifikuar edhe nga kolegët e mediave të huaja, të cilët treguan se pamjet nuk janë të vërteta, por një shaka e Damon Imani.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img