.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookNjë krijim arti foto e kafkës së “alienit të lashtë të zbuluar në Afrikë”

Një krijim arti foto e kafkës së “alienit të lashtë të zbuluar në Afrikë”

Pretendimi: Këto kafka të zbuluara në Afrikë ndryshojnë historinë e njerëzimit

Verdikti: E pavërtetë

Postime të shpërndara në rrjetet sociale pretendojnë zbulimin e provave të reja për ekzistencën e alienëve. Postimet shoqërohen me një fotografi të një kafke me formë të zgjatur ovale dhe madhësi më të madhe se ato të një njeriu normal.

Kafka të alienëve antikë janë gjendur në Afrikë dhe mund të ndryshojë historia e njerëzimit”, shkruhet në postimin shoqërues.  

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Ne bëmë fillimisht një kërkim në mediat ndërkombëtare nëse kishte raportime për zhvillime të tillë, por nuk gjetëm asnjë informacion.

Më pas, duke përdorur mjetet e verifikimit të fotove zbuluam se në fakt imazhi i kafkës është thjesht një krijim artistik. Autori që ka krijuar këtë vepër arti është Takeshi Yamada.

“Kjo është një nga seritë e ‘Kafkave të huaja në hapësirë’ nga Takeshi Yamada. Disa prej tyre u ekspozuan në Pop Up Gallery në Manhattan, Nju Jork për promovimin e serialit të ri televiziv AMC, ‘Immortalized”-shkruhet në përshkrimin krahas imazheve.

Pra, ndryshe nga çfarë pretendohet në rrjetet sociale, nuk kemi të bëjmë me një zbulim historik, por thjesht me një vepër arti që synon të ngjallë interes duke goditur shikuesit me pamjet e frikshme apo imazhe të tjera sureale.

Një tjetër version i krijimeve të kafkave aliene të artistit japonez

Yamada ka lindur në Osaka, Japoni në vitin 1960 dhe ka nisur të pikturonte në moshën 12-vjeçare. Osaka studioi arte në Kolegjin e Arteve të Kalifornisë dhe Kolegjin e Artit në Institutin Maryland, duke marrë diplomën Bachelor në “Arte të Bukura” në vitin 1985. Me përhapjen e internetit, artisti japonez filloi të orientohej gjithmonë e më shumë drejt imazheve fantastikore duke ngjallur kureshtje dhe u publikuar në websitet më të klikuara.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img