Duke sjellë përvojat më të mira evropiane, kjo abetare alternative ofron nje mënyrë ndryshe të të mësuarit të shkronjave.
Ajo gërsheton të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit në një “udhëtim” të larmishëm për të vegjlit, me qëllim nxitjen e interesit dhe dëshirës për të mësuar gjuhën. Abetarja është ndërtuar në formën e një historie plot fantazi, që përmes lojrave lidhet në një të tërë.
Kjo metodë i lejon fëmijët të arrijnë të lexojnë tekste të plota, ende pa përmbyllur të gjithë procesin e të mësuarit të shkronjave.
Historia, e cila përshkruan katër personazhe të shkruar nga katër autorët enkas për këtë abetare, me tone motivuese dhe gjithëpërfshirëse e shndërron procesin e mësimit në një përvojë interesante për fëmijët.