BallinaPertejNga erdhi koronavirusi i ri?

Nga erdhi koronavirusi i ri?

Marrë nga The Economist

Mungesa e transparencës së Kinës ka lejuar lulëzimin e teorive të rrezikshme të konspiracionit

Nga erdhi? Pas 5 muajsh dhe më shumë se 225 mijë vdekjeve, pyetja qëndron mbi subjektin e një pikë konfrontimi të fortë mes Amerikës dhe Kinës. Deri tani shpjegimi më i mundshëm është se bakteri “kërceu” nga lakuriqët e natës tek njerëzit, ndoshta përmes një tjetër kafshe si pangolinët, në një treg të gjëse së gjallë në Wuhan. Por teoricienët e komploteve mërmërisin se virusi mund të jetë arratisur nga një prej laboratorëve të qytetit, ku të paktën 2 prej të cilëve hulumtojnë sëmundjet infektive. Disa politikanë amerikanë, duke përfshirë Presidentin Donald Trump, kërkojnë një proces hetimor; Kina kundërshton me pretendimin se akuzat janë me qëllime “dashakeqe”. Në mars, një nga zëdhënësit e Kinës pretendonin se virusi mund të ketë ardhur nga Amerika. Kjo situatë rrezikon të gërryejë besimin publik mbi punën thelbësore që laboratorët e sëmundjeve bëjnë përqark botës. Është gjithashtu një rikujtesë se pse kultura zyrtare e mungesës së transparencës dhe kultura e propagandës së Kinës është një dobësi kaq e thellë.

Virusi nuk tregon asnjë shenjë të ndërtimit të qëllimshëm nga ana e njerëzve dhe nuk ka arsye për të dyshuar evolimin e plotë të tij në botën e egër. Por aksidentet ndodhin. Bakteret e studiuar gjatë eksperimenteve legjitime në laboratore janë arratisur në të kaluarën. SARS, një virus që vrau 774 persona gjatë viteve 2002-2003, “rrëshkiti” nga një laborator në Pekin dy herë në vitin 2004. Sëmundja e këmbëve-dhe-gojës, që kërkoi eleminimin selektiv të 6 milionë kafshëve në Britani në vitin 2001, shkaktoi 11.5 miliardë dollarë dëme. Një kampion më vonë u arratis nga një institut hulumtimi në vitin 2007, por u arrit të përmbahej. Amerika vuajti 24 infeksione të marra nga laboratorët përgjatë periudhës 2000-2009, që rezultuan në 4 vdekje. Laboratorët amerikanë kanë transferuar në mënyrë aksidentale antraksin (plasjen), gripin e shpendëve dhe Ebolën në institucione të sigurisë më të ulët në vitet e fundit. Një indeks i sigurisë shëndetësore sugjeron se treçereku i shteteve kanë rezultate shumë të ulta në biosigurinë (sigurinë biologjike).

Mbyllja e debatit mbi origjinën e covid-it është veçanërisht i rëndësishëm për shkak se laboratorët biologjië super të sigurtë po bëhen gjithmonë e më të zakonshëm. Tani ekzistojnë rreth 70 pika të “sigurisë biologjike të nivelit 4”- të skicuara për t’u përballur me sëmundjet vdekjeprurëse për të cilat nuk ka ende vaksinë- në 30 shtete. Amerika ka më shumë se një duzinë të tillë. Kina ka 2, një në Institution e Virologjisë së Wuhan-it, dhe planifikon të ndërtojë edhe 5 të tjerë deri në fund të vitit 2025. Nëse trajtimi i patogjeneve është një punë që kërkon nerva të hekurta, përpjekjet eksperimentale për t’i manipuluar mund të jenë të rrezikshme, gjithashtu. Një degë e hulumtimit është specifikisht e dedikuar në rritjen e rrezikshmërisë së sëmundjeve- për t’i përmirësuar në kalimin nga njeriu tek njeriu, ose edhe për t’iu rritur rezistencën ndaj antibiotikëve. Shkencëtarët në laboratorin e Wuhan ishin angazhuar në të tilla eksperimente, të njohura si përfitimi-i-funksionit, në bashkëpunim me shkencëtarë amerikanë dhe italianë.

Mund të tingëllojë e frikshme, por një punë e tillë mund të sjellë shpërblime potenciale. Shkencëtarët mund të kuptojnë më mirë se si një sëmundje e re mund të sillet ose reagojë, duke ndihmuar zhvillimin e ilaçeve që mund të shpëtojnë shumë jetë. Si rezultat, është thelbësore që qeveritë përqark botës të peshojnë mundësine sakrificës në një anë për të përfituar në anën tjetër, ku përfshihen hulumtimi, monitorimi i “plasaritjeve” dhe inkurajimi i transparencës së plotë.

Për fat të keq, politika mbi këtë çështje ka shkuar në drejtimin e kundërt. Që nga viti 2017, Amerika ka pasur një panel të dedikuar për shqyrtuar me kujdes laboratorët e saj, por punimet e saj mbeten të padepërtueshme. Më 27 prill Amerika preu fondet për një grup që drejtonte hulumtime më të gjera në mënyrën se si koronaviruset e lakuriqëve të natës “kërcenin” tek njerëzit, në dukje për shkak të bashkëpunimit që bëhej me shkencëtarët në Wuhan. Kina, ndërkohë, ka rritur fushatën e propagandës dhe intimidimit. Ka kërcënuar një bojkot të konsumit të eksporteve australiane pasi qeveria e Australisë propozoi një rishikim të pavarur global mbi origjinën e krizës. Dhe iu kundërvu Bashkimit Europian mbi një raport zyrtar rreth dizinformimit kinez për viruisn, me zyrtarët që thanë se botimi i tij do të ishte “shumë i keq për bashkëpunimin” dhe do të “inatoste shumë” Kinën.

Botës do t’i servirej një raport i qartë se si virusi e gjeti rrugën për të kaluar nga lakuriqët e natës tek njerëzit. Pa një të tillë, teoritë e konsiparcioneve do të lulëzojnë, duke vënë në rrezik zbulimet e rëndësishme shkencore. Çfarë nevojitet është racionalizmi, bashkëpunimi dhe transparenca e plotë nga të gjitha shtetet. Tani për tani bota po merr të kundërtën.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img