Në datën 11/01/2021 në logon e “Shqipëria Buzëqesh” Ministria e Shëndetësisë nisi procesin e vaksinimit me 975 dozat e para të cilat erdhën si donacion anonim nga një shtet i BE sipas Kryeministrit Rama.
Nga data 11/01/2021 deri në datën 21/01/2021 Ministria e Shëndetësisë ka raportuar vaksinimet që janë kryer çdo ditë për mjekët/infermierët, por ky raportim ka ndaluar po në këtë datë.
Raportimi përfundon me 549 mjekë infermierë, epidemiologë, të vaksinuar të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit ndaj pacientëve me COVID. Të dhënat përcillen në formën e një lajmi pa ndonjë të dhënë grafike që të lidhet me strategjinë e vaksinimit. Nga ana tjetër mungojnë të dhënat për 426 dozat e mbetura nga 975 të raportuara në 11 janar.
Raportimi I Mininstrisë së Shëndetësië në Shqipëri:
Nga verifikimet e Faktoje mbi mënyrën se si raportohet mbi procesin e vaksinimit në vendet e tjera, vërehet një përshkrim I detajuar dhe në mënyrë grafike duke shfaqur edhe ecurinë e këtij procesi.
Në Britaninë e Madhe, procesi I vaksinimit ka nisur bazuar mbi një strategji të qartë (ndërkohë që edhe furnizmi me vaksina nuk mund të krahasohet me Shqipërinë) dhe bëhet përditësimi ditor grafik i të dhënave.
Raportimi I Britanisë së Madhe:
Raportimi i Italisë:
Faktoje kërkoi një informacion të detajuar për vaksinimin ditor që prej 11 janarit, edhe pse bëhet fjalë për 975 vaksina (të mbërritura po në 11 janar) dhe 1170 vaksina të mbërritura në 1 shkurt (sipas deklaratave të kryeministrit Rama). Ne i dërguam nga një kërkesë për informacion çdo ditë Ministrisë së Shëndetësisë, që nga data 25 janar 2021 (me përjashtim të ditës së shtunë dhe të dielë) ku pyesim sa veta janë vaksinuar në 24 orë, por nuk kemi marrë përgjigje.
Faktoje e ndoqi këtë rast deri te Komisioneri i të Drejtës për Informim, duke ankimuar disa nga kërkesat të cilave iu kishte kaluar afati ligjor për kthimin e përgjigjes dhe jemi në pritje të kësaj procedure.
Tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se në 15 shkurt do të mbërrijë sasia prej41 mijë dozash, por ende nuk jepen detaje për shpërndarjen e tyre sipas kategorive që do të përfitojnë. Sipas një deklarate të zëvendësministres së Shëndetësisë Rakacolli dhe kreut të Urgjencës Kombëtare Brataj , me përfundimin e vaksinimit të 5000 mjekëve të parë do niste paralelisht edhe vaksinimi i qytetarëve brenda muajit shkurt, por deri më sot nuk kemi një plan konkret të publikuar se cilët do të jenë përfituesit dhe sipas cilës shpënrdarje.