BallinaProjekteLufta kundër dizinformimit dhe zhvillimi i medias në ShqipëriNë Kukës rritet çmimi i ujit, por jo orët e furnizimit

Në Kukës rritet çmimi i ujit, por jo orët e furnizimit

Furnizim me ujë 24 orë në 7 ditë të javës vijon të jetë një premtim i pambajtur prej më shumë se dy dekadash në Kukës. Prej 1 tetorit ka hyrë në fuqi edhe rritja e çmimit për këtë shërbim, me vendim të Entit Rregullator të Ujit. Banorë të kësaj bashkie, një pjesë e të cilëve paguajnë aforfe tregojnë se këtë dimër u duhet të përballen nga njëra anë me fatura më të shtrenjta dhe nga ana tjetër me furnizim të kufizuar me ujë të pijshëm.

 

Emiriola Velia

 

Abonentët në Kukës vazhdojnë të furnizohen me orare të kufizuara me ujë të pijshëm. Por tanimë ata duhet të mbajnë mbi supe edhe çmimet e reja me vendim Nr.382 datë 31.08.2022, nga ERRU. Ajo ka vendosur që klientët familjarë të kenë rritje të çmimit të ujit të pijshëm në vlerën 5 lekë më shumë nga vlera e mëparshme e cila ka qenë 25 lekë/m3, duke e çuar kështu vlerën aktuale 30 lekë/m3.

 

Screenshot nga vendimi i ERRU për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm

Screenshot nga vendimi i ERRU për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm

Nisur nga rritja çmimit, por edhe pretimet e bëra nga kreu i bashkisë së Kukësit një vit më parë, ne iu drejtuam Ujësjellësit të Kukësit me disa pyetje në lidhje me oraret e furnizimit me ujë të pijshëm dhe në çfarë faze është projekti për të furnizuar abonentët me 24 orë ujë të pijshëm.

 

Kërkesë për informcion drejtuar UKK, 19 tetor 2022

Në përgjigjen e kthyer UKK pranon se në rastin më të mirë furnizimi me ujë të pijshëm në qytet është 5 orë në ditë, ndërsa në periferi vetëm 3 orë në ditë. Gjithashtu projekti për ‘Optimizimin e furnizimit me ujë në Kukës’ është ende në fazë punimesh.

Screenshot i përgjigjes nga UKK

 

Ne pyetëm edhe banorë të Kukësit se sa orë furnizoheshin me ujë:

“Ujin e kemi të reduktuar, tre herë në ditë nga 1 orë. Në verë vjen shumë pak e mezi arrin në katet lartë. Ndërsa në dimër prej të ftohtit ngrin në depozitat që kemi.”-thotë për Faktoje banorja M.H.

Shtrenjtimi i ujit dhe produkteve bazike rëndon banorët e Kukësit

Bashkia e Kukësit renditet mes bashkive më të varfëra në vend. Kjo ilustrohet nga shifrat e INSTAT sa i përket shpenizmeve mujore për familje dhe numri i lartë i individëve që largohen drejt Europës si azilkërkues.

 

Të dhënat e INSTAT për shpenzimet mesatare mujore sipas qarqeve për vitin 2021

 

Ndërkohë rritja e çmimit të ujit të pijshëm, krahas shtrenjtimit të produkteve të tjera bazë do të rendojë edhe më shumë familjet, sidoms ato që trajtohen me ndihmë ekonomike. Në bashkinë Kukës trajtohen me ndihmë ekonomike 5100 familja nga 17700 familje.

“Me 7000 lekë çfarë të paguaj më parë ushqimet, ilaçet, dritat, ujin, shkollimin e fëmijëve? Ndihma e vogël. Nuk i përballojmë dot këto rritje.”-thotë M.H familja e të cilës përbëhet ng 6 vetë.

D.S vetë e katërta e që trajtohet me ndihmë ekonomike me vlerë 5400 lekë të reja bën me dije se jetesa për familjes e saj është vështirsuar shumë. “Çmimet rriten, por lekë ne nuk kemi. Shteti, bashkia, të mendojnë që të rrisin ndihmën ose të na gjejnë punë.”-thotë ajo.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img