Pretendimi: Bill Gates ka lëshuar miliona mushkonja në ajër për të përfituar diçka

Verdikti: Mungon konteksti, Clickbait

—————————————————

“Bill Gates lëshon miliona mushkonja në ajër, zbulohet SEKRETI i pabesueshêm se cfarë përfiton” alarmon titulli i artikullit të portalit shqip-lajme. 

Titulli i mësipërm dukshëm synon të përftojë klikime duke tërhequr interesin dhe vëmendjen e publikut me një lajm befasues. 

Lexuesi që është shtyrë nga kurioziteti të klikojë për të lexuar, megjithatë, do të mbetet i zhgënjyer.

Në brendinë e tij artikulli përshkruan Programet e Mushkonjave Wolbachia, të financuara pjesërisht nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates. Siç Faktoje ka shpjeguar dhe më parë, këto programe lëshojnë mushkonja të infektuara me bakteret Wolbachia, gjë që ul aftësinë e tyre për të përhapur viruse, duke reduktuar rastet e sëmundjeve.

Mushkonjat e modifikuara çiftohen me mushkonjat femra dhe transmetojnë një ndryshim gjenetik që do ta bënte çdo pasardhës femër të paaftë të mbijetonte, duke ulur kështu popullsinë e insekteve që transmetojnë sëmundje.
Megjithatë, artikulli nuk përmend askund “se çfarë përfiton” Bill Gates nga ky program. “Sekreti i pabesueshëm” duket se do të mbesë sekret.